Merkel dhe al-Arabi diskutojnë për Sirinë
14 Shkurt 2012Bashkimi Evropian mbështet këtë qëndrim dhe do të ndërmarrë sanksione të mëtejshme, tha Merkel pas takimit. Në mënyrë të veçantë ata vunë në dukje rolin e Ligës Arabe si një rol kyç në këtë rajon. Ata u shprehën për një bashkëpunim të ngushtë të BE-së dhe Ligës lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri.
Gjermania më parë ishte shprehur në mbështetje të propozimeve të Ligës Arabe për dërgimin e një misioni paqësor në të cilin të marrin pjesë edhe ushtarë helmetkaltër të OKB-së. Por Siria e kishte hedhur poshtë kategorikisht këtë ide. Ambasadori i Sirisë në Kajro, Jussif Ahmed, fajësoi vendet e Gjirit Persik, Arabinë Saudite dhe Katarin për komplot ndaj Sirisë. Rusia ka premtuar të rishikojë këtë kërkesë të Ligës Arabe. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle i quajti këto kërkesa si një sinjal i fuqishëm për njerëzit në Siri.
Pillay kritikon ashpër qëndrimin e KS të OKB-së për Sirinë
Komisarja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay ka kritikuar ashpër qëndrimin e Këshillit të Sigurimit lidhur me konfliktin e Sirisë. Paaftësia e saj për të rënë dakord mbi hapat e përbashkët e ka inkurajuar me sa duket regjimin e presidentit Baschar al-Assad për sulme të tjera ndaj kundërshtarëve të tij, tha Pillay para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar. "Unë jam tmerruar sidomos me sulmet e vazhdueshme në Homs. Qysh prej 3 shkurtit qeveria ka intensifikuar sulmet e saj në Homs edhe më shumë duke përdorur tanke, mortaja, raketa dhe artileri".
Më parë kishte dështuar një Rezolutë e OKB për Sirinë për shkak të vetos së Kinës dhe Rusisë. Megjithatë SHBA shpreson edhe më tej në një marrëveshje. Lidhur me këtë ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton deklaroi: "Ne do të rrisim presionin tonë diplomatik ndaj regjimit për shkak të dhunës së përdorur. Sanksionet tona ne do t'i ashpërsojmë dhe do të punojmë më tej që bashkësia ndërkombëtare të dënojë regjimin e Assad-it."
Autorë: Agj / Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi: Esat Ahmeti