Merkel dhe Putin riaktivizojnë „formatin e Normandisë“
1 Dhjetor 2018Për Angela Merkelin, që mbërriti me vonesë në samitin e G20-s në Buenos Aires ishte një nga takimet më të rëndësishme. Në një mëngjes pune me presidentin rus, Vladimir Putin, u ra dakord që këshilltarët politikë të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës të takohen për të diskutuar mbi situatën e ashpërsuar në Detin Azov.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se „kancelarja gjermane shprehu edhe njëherë shqetësimin për ashpërsimin e situatës në Ngushticën e Kertshit dhe theksoi angazhimin e saj për lirinë e lëvizjes së anijeve në Detin Azov." Në shenjë proteste për situatën aktuale në Ukrainë, presidenti Trump refuzoi një takim me Putinin në samitin e G20-s. Megjithatë në kuadër të samitit ka pasur një takim të shkurtër me presidentin rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur një punonjës i zyrës presidenciale në Kremlin.
la/(afp, dpa)