Merkel kërkon që Kina të respektojë të drejtat e njeriut
28 Gusht 2007Reklamë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka porositur të respektohet liria e shtypit në Kinë. Në një fjalim në akademinë e shkencave shoqërore në Pekin ajo tha, se zhvillimi ekonomik duhet të shkojë paralelisht me shtimin e përgjegjësisë ndërkombëtare. Në një takim me kryetarin e Kongresit kombëtar popullor, Wu Bangguo, Merkel u interesua për një ligj për mediat dhe për përmirësimin e sigurimit ligjor të gazetarëve. Më parë ajo ishte informuar nga katër gazetarë kritikë të regjimit për punën e tyre. Sipas mendimit të kancelares diskutimi për të drejtat e njeriut para lojërave olimpike në vitin 2008 në Pekin do të tërheqë vëmendjen, sepse bota do të vështrojë se si do të prezantohet Kina përsa i përket lirisë së mendimit dhe të shtypit.