Merkel - Rama bisedë përmes një videokonference
12 Tetor 2020Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një bisedë me Kancelaren Angel Merkel përmes një video konference.
Njoftohet se ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ato ekonomike, për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
"Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” vë në dukje njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i cili i referohet zëdhënësit të qeverisë federale gjermane, Steffen Seibert, .
Sipas Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë gjatë kryeministri shqiptar Rama dhe kancelarja gjermane Merkel biseduan rrreth 60 minuta mbi mbi planin e e investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit në dhjetor.