1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merz bëhet kryetari i ri i CDU

17 Dhjetor 2021

Ish-kreu i grupit parlamentar unionist, Merz, u zgjodh në krye të CDU-së. 66-vjeçari fitoi 62.1 për qind në votimin e parë të anëtarëve në historinë e partisë. Merz kështu fitoi qartë kundër Röttgen-it dhe Braun-it.

https://p.dw.com/p/44TjR
Deutschland Friedrich Merz wird neuer CDU-Parteivorsitzender
Fotografi: Michael Sohn/AP Photo/picture alliance

Friedrich Merz-i pason Armin Laschet-in në krye të Bashkimit Kristjandemokrat, CDU. Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Paul Ziemiak njoftoi në një konferencë shtypi se Merz-i kishte marrë 62.1 për qind të votave në votimin e anëtarëve. Konkurrenti i tij Norbert Röttgen mori 25.8% të votave dhe Helge Braun 12.1%.

Merz-i tani do të emërohet kryetar i partisë në kongresin federal të CDU-së, më 21 dhe 22 janar. Sipas informacioneve të CDU-së, në votim morën pjesë pothuajse dy të tretat e rreth 400.000 anëtarëve të partisë.

Friedrich Merz
Friedrich MerzFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Kryetari i CSU-së bavareze, Markus Söder shkroi në Twitter se ai dhe partia e tij gëzohen për bashkëpunimin e ardhshëm. Ish-kryetari i partisë E Majta Riexinger tha se me zgjedhjen e Merzit ishte e qartë se CDU-ja do të pozicionohej shumë në të djathtë. Por kthimi në vitet neoliberale tetëdhjetë  nuk është përgjigje për çështjet e kohës, tha ai.

Armin Laschet-i e kishte vënë në dispozicion postin e tij pas humbjes së zgjedhjeve federale në shtator. Röttgen-i dhe Merz-i konkuruan për postin e kryetarit të CDU-së në fillim të këtij viti - dhe humbën ndaj Laschet-it në një kongres partie atëherë. Për Merz-in, kjo është përpjekja e tretë për të kryesuar partinë, pasi 66-vjeçari humbi në vitin 2018 përballë Annegret Kramp-Karrenbauer-it, pasardhëses së ish-kryetares së CDU-së dhe ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

aud (tgsch, dpa)