Michael Roth: Të marrin fund provokimet e serbëve në Kosovë
10 Tetor 2023Kreytari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Michael Roth, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes Serbise dhe Kosovës. Pas një takimi me kryetarin e parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, të martën në Berlin, Roth shkroi përmes një postimi në platformën X
"Realizimi i marrëveshjes së Ohrit është me rëndësi vendimtare. Duhet të marrin fund dhuna dhe provokimet e serbëve. Serbia dhe Kosova duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive për të çuar përpara procesin e normalizimit. Njerëzit në Kosovë meritojnë paqen", shkroi deputeti socialdemokrat.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke zhvilluar aktualisht takime në Bundestag. Ai u takua sot me homologen e tij gjermane, Baerbel Bas, si dhe me kryetaren e Komitetit të Mbrojtjes në Bundestag, Agnes Marie Strack ZImmermann. Pritet që të mërkurën ai të zhvillojë takime në Komisionin e Bashkimit Evropian, kryetari i të cilit është deputeti i liberalëve, Anton Hofreiter. Pak kohë më parë deputetët gjermanë ishin shprehur për shtimin e kontingjentit të ushtarëve gjemranë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.