Ministri gjerman i Bujqësisë jep dorëheqjen
14 Shkurt 2014Ministri gjerman i Bujqësisë, Hans-Peter Friedrich dha dorëheqjen për shkak të rolit të tij në aferën rreth politikanit socialdemokrat, Sebastan Edathy.
"Dëshiroj t'ju bëj të ditur se i kam ofruar sot kancelares së republikës dorëheqjen nga posti i ministrit të Bujqësisë", tha politikani i CSU-së në Berlin. Friedrich e informoi në tetor si ministër i Brendshëm kryetarin e Partisë Socialdemokrate Gjermane, Sigmar Gabriel se emri i socialdemokratit Edathy është shfaqur në hetime.
"Unë vazhdoj të jem i bindur se kam vepruar politikisht dhe juridikisht si duhet në tetor", tha Friedrich. "Por unë them edhe se presioni orët e fundit mbi mua u rrit në masën që unë besoj se nuk mund t'i kryej më detyrat që kam në këtë dikaster me përqendrimin, me qetësinë por edhe me mbështetjen e nevojshme politike."