1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mjekët dhe stresi në kohën e krizës së Coronës

3 Prill 2020

Mjekët janë në stres të jashtëzakonshëm në luftën kundër virusit Corona. Ata duhet të shpëtojnë jetë njerëzish. Por shpesh gjendjen para dilemave tepër të rënda.

https://p.dw.com/p/3aLGD
Iran Coronavirus
Fotografi: picture-alliance/ZUMAPRESS/ZUMA Wire/R. Fouladi

Asnjë rajon tjetër në Gjermani nuk është prekur aq shumë nga virusi Corona sa Heinsbergu në landin Renania Veriore-Vestfalia. Në shumë media ky vend është quajtur edhe Wuhani i Gjermanisë. Deri të martën (31 mars), në Heinsberg ka pasur 1307 të infektuar dhe 37 të vdekur. Ndërkohë që ky qytet ka vetëm 250.000 banorë. Sa për krahasim, Berlini me 3,8 milionë banorë ka lajmëruar deri tani për 2777 raste infektimesh dhe 15 të vdekur.

Prej fundit të shkurtit, shefi i mjekëve Aiko Liedmann dhe ekipi i tij në Heinsberg janë tërë kohën të angazhuar në luftën kundër pandemisë. "Ne këtu kemi një ekip jashtëzakonisht të motivuar. Megjithë vështirësitë, ne jemi të kënaqur me punën që po bëjmë", thotë Liedmann.

Ai dhe kolegët e tij kanë fat, sepse ata kanë pajisje të mjaftueshme për mbrojtje. "Por deri para disa javësh nuk e dinim në mëngjes nëse deri në mbrëmje do të kemi pajisje të mjaftueshme mbrojtëse." Tani gjërat kanë ndryshuar. Për pajisjen e tyre janë angazhur edhe krerët e bashkisë, të cilët kanë kërkuar ndihmë në pajisje nga ushtria gjermane, e madje edhe nga Kina. Me sukses.

Iran Corona | Ärzte und Pfleger in Schutzkleidung
Fotografi: Imago-Images/ZUMA Wire/R. Fouladi

Për momentin në spitalin e Heinsbergut po trajtohen mesatarisht 20 deri në 30 pacientë të sëmurë nga virusi Corona. Më parë ka pasur shumë më shumë njëkohësisht. "Jo të gjithë mund t'i shpëtojmë nga vdekja", thotë Liedmann me zë të thyer.

Përhapja e Coronës nga Heinsbergu

Studiesit tani duhet të shpjegojnë si ka ardhur virusi Corona pikërisht në Heinsberg dhe si është shpërndarë më pas nga ky qytet në vendet tjera. Ata duhet të shpjegojnë edhe mënyrën se si e kanë mbijetuar të sëmurët, sepse ky mund të jetë një shembull i mirë për rajonet tjera të Gjermanisë, pasi që Corona në Heinsberg ka shpërthyer tre javë para se të përhapet në vendet tjera. Në këtë projekt në laboratorinë e Heinsbergut janë duke punuar 40 shkencëtarë të drejtuar nga virologu i Bonit Hendrik Streeck.

Kjo është një ide e mirë, thotë Liedmann. "Këto studime mund të sjellin informacione të reja shumë të dobishme për mjekësinë." Ai është kundër debateve për heqejn e kufizimeve të lëvizjes së lirë. Por ai mendon se janë të tepruara idetë për bartjen e maskave për mbrojtje, si në Austri. Por shefi i mjekëve në Heinsberg ka frikë se virusi vërtet mund të përhapet edhe më shumë. Ai është i shqetësuar jo vetëm për veten, por edhe për dy fëmijët e tij.

Arzt im Stress mit Uhr vor Kopf
Fotografi: picture-alliance/blickwinkel

Psikoterapeutët: Corona sjell stres për të gjithë

"Pandemia është një faktor i madh stresi", thotë psikoterapeutja Bettina Pessel. Këtë po e përjetoj në punën time të përdisthme në Berlin: "Corona është një epidemi e pakontrollueshme, për të cilën njeriu nuk e di se si do të zhvillohet. Nuk e di nëse vet do të sëmuresh, apo do të sëmurën njerëzit më të dashur." Ajo e quan këtë virus si një "stresues" për "njeriun si pjesë të kopesë". "Ne njerëzit e kemi në gjene afërsinë me të tjerët." Por afërsia për momentin është e ndaluar. Kontaktet me messenger apo WhatsApp ndihmojnë vetëm pak.

Dy mënyra të sjelljes me të tjerat i ka zbuluar ajo gjatë kësaj periudhe të krizës, thotë Pessel: "Ekziston një grup i njerzëve të cilët mësohen me ndalime dhe grupi tjetër, i cili shumë keq e përballon këtë gjendje."  Ata kanë frikë se vet, miqtë dhe të afërmit e tyre. Por ka dhe njerëz të cilët kanë frikë të madhe për të ardhmen e tyre. A do të humbin punën? A do të mbeten pa banesë, a do të mund t'i paguajnë të gjitha llogaritë?

Pakistan Gewalt gegen Frauen Shahida
Fotografi: DW/A. Bacha

Përvojat nga Wuhani - rritja e dhunës në shtëpi

Gjermanët nuk kanë qenë kaq të stresuar dhe pesimistë që nga viti 1949, ka treguar një studim i Institutit Allensbach, i bërë para ca ditësh. A do të ketë më shumë vetëvrasje? Pessel thotë se kjo nuk mund të parashikohet, por një është e qartë: "Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i fëmijëve do të shtohen." Këtë ka dëshmuar qartë edhe kriza e Coronës në Wuhan të Kinës, ku ka shpërthyer kjo epidemi për të parën herë. Kjo do të ndodhë edhe në Gjermani.

Mjekët mungojnë në zonat rurale

Brigitte Szaszi është mjeke në zonat rurale. Ajo ka shumë pak ndihmë nga të tjerët, sepse në zonat rurale ka një mangësi të madhe të mjekëve. "Politikanët po përpiqen që ta kontrollojnë gjendjen. Por sistemi shëndetësor është dashur të mbështetet më heret", thotë ajo.

Në klinikën e saj, sikur edhe në mbarë vendin, pacientët e infektuar me virusin Corona trajtohen ndaras nga të tjerët. "Shpesh ndodh që kontrollet e tyre t'i bëjmë jashtë", thotë Szaszi. Kjo është më e sigurt për të gjithë. Ajo shpesh jep edhe këshilla me telefon. Mendon se në të ardhmen do të detyrohet të bëjë kontrolle më të shpeshta në shtëpi. "Të infektuarit duhet të izolohen më shumë, që të mos infektojnë të tjerët". Ajo është e kënaqur me mbështetjen e popullit dhe aksionet e duartrokitjes për punën e mjekëve. Por mjekët dhe sanitetët thonë se vetëm duartrokitja nuk mjafton. Ata kërkojnë më shumë ndihma konkrete.

"Corona-Cunami"

Ärzte im Kampf gegen Corona
Fotografi: picture-alliance/F. Neumayr

"Mbani distancë!" Ky është për momentin rregulli më i rëndësishëm në raport me të tjerët, thotë mjeku i urgjencës Gerald Wellershoff. Kjo vlenë edhe për mjekët, sepse ata nuk mund të marrin pacientin menjëherë dhe të fillojnë kontrollin. Së pari duhet të saktësojnë nëse pacienti është i sëmurë nga virusi Corona. Në rastet e këtilla duhet të përdoren dorashkat, veshjet mbrojtëse, maskat, syzet dhe mbulesa e kokës. Wellershoff thotë se në disa spitale nuk kanë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse. Mjekët informohen çdo ditë me ecurinë e gjendjes në vend. Në radhë të parë nga ekspertët e Institutit Robert Koch.

 Wellershoff llogaritë me një "Corona-Cunami" në të ardhmen. Por pohon: "Unë personalisht nuk kam frikë se do të infektohem." Megjighatë për çdo eventualitet ai ka pyetur fqinjen e tij Ella Gashi, nëse ajo do të ishte e gatshme të kujdesej për qenin e tij, nëse ai eventualisht detyrohet të futet në karantinë.

Volker Witting, me syze duke pare miqësisht në drejtim të kamerës. Portret.
Volker Witting korrespondent i lartë politik