1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Muzeu i Pikasos si trashëgimni

Barbara Wiegand27 Shkurt 2007

Pas vdekjes së koleksionistit të artit Heinz Berggruen

https://p.dw.com/p/AsCV
Koleksionisti i artit Heinz Berggruen
Koleksionisti i artit Heinz BerggruenFotografi: picture-alliance/dpa

Ai kishte miqësi me piktorët Pablo Picasso dhe Henri Matisse, njihte Joan Miro, Max Ernst dhe Hans Arp. Të premten më 23 shkurt tregtari i njohur i artit, koleksionisti dhe filantropi Heinz Berggruen vdiq në moshën 93 vjeçare në Paris, rezidencën e tij të dytë krahas Berlinit. Trashëgimnia e tij e dukshme në Gjermani është muzeu berlinez Berggruen. Me veprat e Pikasos në qendër ai konsiderohet një nga koleksionet më të bukura private të artit klasik modern.

Nganjëherë me pak fat mund t'a takoje atë në mes të pikturave të tij, burrin e imët e trupvogël, Heinz Berggruen. Mund të ndaloje me të përpara "pulovrit të verdhë" të Pikasos apo natyrës së vdekur kubiste "San Raphael" dhe të merrje përgjigje mbi "Damën" me gojë të qepur nga Paul Klee dhe veprën e tij të famshme "Rrëzimi i avionit".

Takime të tilla ishin të mundshme me koleksionuesin e sendeve të tilla të mrekullueshme kur ai ndodhej në rezidencën e tij të dytë në Berlin dhe vizitonte pikturat e tij. Takime me të dhe mahnitjen për artin të cilin Heinz Berggruen e kishte të vështirë t'a shprehte me fjalë.

"Pikason e kanë pyetur shpesh: Çfarë është e veçantë, unike, e bukur në punën tuaj? Dhe Pikaso dha një përgjigje të mrekullueshme: Si ndodh me këngën e zogjve? Çfarë është e bukur në të? Këtë duhet t'a dini vetë."

Njeriu duhet të ketë mirëkuptim njëqind për qind, ndjeshmëri për atë çfarë dëshëron të shprehë artisti. Atëherë di atë çfarë është thelbësore dhe të tjerat vijnë vetiu. Vetiu por edhe i pajisur me sensin e fortë për artin dhe biznesin Berggruen zhvilloi deri në vitin 1980 një tregti të suksesshme në Paris me vepra të artit modern. Klient tek vetja dhe tek të tjerët ai mbledh në vite një koleksion me vlerë rreth 500 milionë euro. Me dije, mirëkuptim e para së gjithash me dashuri për artin rrënjët e të cilave nuk gjenden patjetër në fëmijërinë e tij. Berggruen lindi në 1914 Berlin, bir i një tregtari artikujsh kancelarie.

"Po është e vërtetë. Në shtëpinë e prindërve nuk kishte praktikisht asgjë. Kishte një riprodhim të një pikture të famshme nga muzeu "Kaiser Friedrich", "Burri me helmetë të artë". Më vonë u mësua se autori i saj nuk ishte Rembrandti. Vepra vinte nga rrethet e piktorëve të shkollës së Rembrandtit."

Njohuritë e tij si tregtar dhe koleksionist Heinz Berggruen i fitoi më vonë gjatë takimeve me artin dhe në rradhë të parë me artistët e asaj kohe: me Frida Kahlo-n, me të cilën pati një histori pas emigrimit të saj në SHBA në vitin 1936; me Matisse numrin e të cilit e nxori nga numëratori dhe thjesht i telefonoi. E para së gjithash me Pikason i cili për ish galeristin parizian ishte artisti i shekullit: "Ai kishte sy të mrekullueshmën të zjarrtë. Në përgjithësi ai ishte shumë i pashëm. Takimet me të ishin diçka shumë e veçantë. Mund të them se ai vetë kurrë por tjetri ishte krejt i rraskapitur pas një takimi me Pikason" - kujtonte Berggruen takimet me piktorin e famshëm.

E nëse takimet me artistët nuk ishin të mundura për të të gjithë Heinz Berggruen dëshëronte t'u mundësonte të gjithëve të paktën takimin me artin. Kështu në vitin 1996 ai kthehet në shtëpinë e tij të dikurshme pranë lumit Spree, i kujdeshshëm por pa ndjenja urretjeje. Berggruen fillimisht huazon për kohë të gjatë koleksionin e tij për ta zgjeruar më pas koleksionin me "aktin e shtrirë" të Pikasos. Ai u kujdes edhe që miku i tij, fotografi i shquar Helmut Newton, të rikthehej gjithashtu në Berlin me arkivin e tij të fotografive.

Heinz Berggruen ishte një berlinez mendimi i të cilit ishte i rëndësishëm për berlinezët, një koleksionist unik arti dhe një njeri mbresëlënës, gjithnjë miqësor. Heinz Berggruen me pak fat mund ta takoje në ditë të caktuara në muzeun në Stülerbau:

"Njerëzit vijnë dhe të entuziasmuar thonë: sa mirë që egziston ky koleksionin. Ju faleminderit. Këto fjalë të ngrohin zemrën apo jo?"