Nano nuk merr mbështetjen e kryetarit socialist, Edi Rama
15 Qershor 2007Reklamë
Tiranë: Dje ka dështuar përpjekja e ish-kryetarit të partisë socialiste Fatos Nano për të marrë mbështetjen e kryetarit aktual të PS-së, Edi Rama. Në një takim mes dy politikanëve socialistë në selinë e PS, sipas njoftimeve të mediave, Nano parashtroi synimin e tij dhe platformën presidenciale, por Rama refuzoi duke u shprehur se ai është kundër lakimit të emrave të përveçëm. Rama ka siguruar angazhimin e tij për konsensusin brenda opozitës dhe është shprehur kundër çdo kandidature të djathtë për president.