1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndoshta më shumë punë e padeklaruar në Gjermani

30 Janar 2024

Ekspertët presin një rritje të punës së padeklaruar në Gjermani. Sipas një parashikimi, e ashtuquajtura ekonomi e padeklaruar do të gjenerojë më shumë se 480 miliardë euro këtë vit.

https://p.dw.com/p/4bq6e
Deutschland Neubaugebiet in Freiburg
Fotografi: picture-alliance/dpa/Winfried Rothermel

Vëllimi i ekonomisë së padeklaruar nëGjermanipritet të rritet në vitin 2024. Kjo rezulton sipas një parashikimi të Institutit Tübingen për Kërkime Ekonomike të Aplikuara (IAW). Sipas këtij parashikimi, vlera e përfitimeve të krijuara ilegalisht nga puna e padeklaruar do të rritet me 38 miliardë lekë për të arritur në 481 miliardë euro në tërësi.

Kjo paraqet një rritje prej 8.4 për qind. Kështu, pjesa e pritshme e ekonomisë informale në produktin e brendshëm bruto do të ishte 11.3 për qind. Pas një faze rënieje, kjo është rritja e parë që nga viti 2021. Sipas ekonomistëve, pjesa e informalitetit në ekonomi duhet të kthehet në nivelin e vitit 2014 këtë vit.

Kontroll ne nje kantier ne Frankfurt
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Dedert

Parashikimi llogarit që Produkti i Brendshëm Bruto u tkurr me 0.6 për qind vitin e kaluar dhe se numri i të papunëve ishte mesatarisht 2.6 milionë. Studiuesit gjithashtu u nisën nga një normë inflacioni prej 2.7%. Sipas të dhënave të përkohshme nga Zyra Federale e Statistikave, megjithatë, ekonomia gjermane u tkurr me 0.3 për qind vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë, duke llogaritur inflacionin; sipas të dhënave aktuale, inflacioni ishte mesatarisht 5.9 për qind në vitin 2023.

Ndikimi i rritjes së "kompensimit për qytetarin" dhe gastronomia

Ekspertët presin që ngritja e "kompensimit për qytetarin" (Bürgergeld), pra përqindja më e lartë e përfitimit për qytetarët do të reduktojë në përgjithësi punën e padeklaruar. Është e vërtetë se përfitimet e përmirësuara do t'i bëjnë gjithashtu disa marrës të kompensimit të qytetarit më pak të prirur për të punuar. Megjithatë, ky efekt do të kompensohet nga fakti se më pak përfitues do të ndjejnë nevojën për të fituar para në mënyrë të paligjshme si rezultat i rritjes së pagesave të "kompensimit për qytetarin". Si rezultat, shuma e fituar nga puna e paligjshme pritet të zvogëlohet për 2.4 miliardë euro si rezultat i vendosjes së pagesës së qytetarëve.

Punetore pastrimi
Fotografi: DW

Megjithatë, kthimi në normën e plotë të TVSH-së në sektorin e restoranteve do të kishte efektin e kundërt. Shkencëtarët presin një rritje të punës së padeklaruar prej 1.9 miliardë euro.

Studiuesit e IAW kanë vlerësuar shkallën e punës së padeklaruar që nga fundi i viteve 1990. Parashikimet bazohen në një procedurë komplekse që kombinon disa të ndryshueshme që janë tregues indirektë të ekonomisë informale. Këto përfshijnë moralin tatimor, normën e papunësisë, normën e inflacionit dhe kërkesën për para.