1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërrim qeverish në Austri

Andrea Myhlenberg2 Tetor 2006

Socialdemokratët fituan në dielën zgjedhjet parlamentare në Austri me një diferencë fare të ngushtë kundrejt konservatorëve. Pas gati gjashtë vjetësh e gjysmë ata rikthehen në pushtet.

https://p.dw.com/p/Aqb6
Fituesi, Alfred Gusenbauer
Fituesi, Alfred GusenbauerFotografi: AP

Në bazë të rezultateve paraprake zyrtare, partia SPÖ ka marrë 35.7% të votave. Ndonëse partia socialdemokrate (SPÖ) ka 0,8% më pak se në zgjedhjet e mëparshme kuota e fituar mjafton për të dominuar kundrejt partisë popullore konservatore të kancelarit (ÖVP) Voflgang Shysel. partia e tij ka humbur mbi 8% të elektoratit. Partia liberale e djathtë nën Jërg Hajderin bashkë me partinë e re të shkëputur prej radhëve të saj me rreth 15% të votave kanë siguruar përfaqësimin në parlament, ndërsa ekologjistët kanë marrë mbi 10%. I mundshëm konsiderohet një koalicion mes dy partive të mëdha popullore, por edhe versione të tjera koalicioni.

Alfred Gusenbauer, që ka shumë gjasa që do të jetë kancelari iardhshëm i Austrisë ishte madhe vetë shumë i habitur për rezuktatin e zgjedhjeve: "Ne u përpoqëm shumë, megjithëse të gjitha anketimet ishin kundra nesh. Megjithatë unë nuk e kisha humbur shpresën, dhe kam folur gjithmonë për atë që e diela do të jetë një surprizë."

Pra socialdemokratët nën Gusenbauerin janë sërish numri një në politikën e vendit, por vetëm me një dallim të vogël me 1,5% të pikëve zgjedhore kundrejt partisë popullore. Ndoshta edhe pllakatet zgjedhore ku Shyseli paraqitet me moton "thjesht më i miri" tanimë do të hiqen shpejt nga ambientet publike. Pas dështimit, Kancelari aktual Shysel u tregua i vetpërmbajtur: "Ne do të reflektojmë tani dhe nuk do të bëjmë për këtë askënd përgjegjës. Unë kam përgjegjësinë kryesore para partisë sime. Dhe do ta mbaj atë më bindje, ashtu si i kemi shërbyer po me aq bindje Austrisë në vitet e fundit. Kështu unë shpresoj që ne, pavarësisht çfarë funksion do të kemi, do të vazhdojmë të qëndrojmë në shërbim të këtij vendi."

Si kancelaer austriak ndoshta Volfgang Shysel nuk do të shërbejë më, por ka mundësi si zëvendëskancelar i një koalicioni të madh. Me sa duket ai ende nuk e ka kuptuar se pse një pjesë e konsiderueshme e austriakëve nuk u bind nga vendi i mrekullisë ekonomike, siç e quajtën shpesh Austrinë këto kohët e fundit, pra një "Gjermani më e mirë".

Shysel për këtë: "Unë mendoj se situata në Austri është vërtet shumë e mirë, krahasojeni vendin tonë me vendet e tjera, kjo nuk duhet minimizuar, edhe në këtë natë zgjedhore. Por sigurisht rezultati na bën të mendojmë dhe është një zhgënjyes. Ne do të reflektojmë për këtë, pse ndodhi kështu."

Sfiduesi i kancelarit aktual, Alfred Gusenbauer dha opinionin e tij në ndihmë të kancelarit Shysel, për gjetjen e arsyeve të dështimit: "Unë mendoj se është bërë e qartë në të gjithë fushatën zgjedhore,që njerëzit në Austri janë të mendimit se ne jemi një vend i pasur dhe me mirëqenie, por shpërndarja nuk është bërë në mënyrë të drejtë, për këtë arsye njerëzit kanë nevojën që të bëhen korrigjime, si për shembull tek pensionet, në politikën e shëndetësisë. Ajo që është e rëndësishme, është se ne kemi nevojë t'u ofrojmë më shumë shanse, të rinjve dhe fëmijëve"