1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Izraeli ka vrarë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit

7 Dhjetor 2023

Ndërsa ushtria izraelite ka depërtuar në qendër të qytetit më të madh në jug në Rripin e Gazës, territoret palestineze rrezikohen nga zija e bukës.

https://p.dw.com/p/4ZrLn
Rripi i Gazës | Ofensiva tokësore e ushtrisë izraelite
Ofensiva tokësore e ushtrisë izraeliteFotografi: IDF/Xinhua/picture alliance

Sipas fjalëve të kryeministrit Benjamin Netanjahu ushtria izraelite ka vrarë rreth gjysmën e të gjithë komandantëve të batalioneve të militantëve islamikë Hamas në Rripin e Gazës. Ministri i Mbrojtjes, Joav Galant, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Netanjahu, se Hamasi po humbet gradualisht kontrollin mbi zonën e rrethuar bregdetare.

Kryeministri Benjamin Netanjahu duke vizituar ushtarë izraelitë në Rripin e Gazës
Kryeministri Benjamin Netanjahu duke vizituar ushtarë izraelitë në Rripin e GazësFotografi: Avi Ohayon/GPO/Handout via REUTERS

Ushtria izraelite ka përparuar deri "në zemër" të Kan Junis

Sipas një deklarate të ushtrisë në Rripin e Gazës u sulmuan së fundmi rreth 250 "objektiva terroriste”. Trupat vazhduan të hidhnin në erë boshtet e tuneleve dhe të gjenin armë dhe eksplozivë.

Po ashtu njoftohet se ushtarët kanë depërtuar deri në qendër të qytetit Kan Junis, qytetit më të madh në jug të territorit palestinez në Rripin e Gazës, i cili vazhdon të mbahet i rrethuar nga forcat e armatosura izraelite.

Gaza - Ofensiva ushtarake ndaj Hamasit
Fotografi: Ronen Zvulun/Reuters

Komandanti i Komandës Jugore të Izraelit, Jaron Finkelman, foli për luftimet më intensive që nga fillimi i ofensivës tokësore në fund të tetorit.

Rrezik për krizë urie

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, WFP, paralajmëron për zi buke në territorin palestinez. Ndihmat e dërguara me kamion nuk po arrijnë te njerëzit, tha drejtori i zyrës gjermane të WFP-së, Martin Frick. Koordinimi i ndihmave nuk mund të bëhet  "mes bombave që bien", tha ai mundur fjalë për fjalë. Prandaj Frick bëri thirrje për një armëpushim afatgjatë.

Gaza: Rrezik për krizë urie
Gaza: Rrezik për krizë urieFotografi: Hatem Ali/AP Photo/picture alliance

Operacioni ushtarak izraelit është përgjigje ndaj sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në fillim të tetorit. Anëtarët e Hamasit vranë rreth 1200 vetë dhe rrëmbyen rreth 240 pengje. Hamasi konsiderohet si organizatë terroriste nga shumë shtete.