Nga frika prej borxheve Irlanda futet nën ombrellën e ndihmave të BE-së / Maqedonia nuk mund të eksportojë verën me mbishkrimin "verë maqedonase"
26 Nëntor 20101. Nga frika prej borxheve të shumta financiare, Irlanda vendosi të futet nën ombrellën e ndihmave të Bashkimit Evropian. Ishte ky një vendim i domosdoshëm, por që nuk i zgjidhë problemet kryesore, mendon Bernd Riegert në komentin e tij.
2. Irlanda që ndodhet para falimentimit, pret shpëtimin nga miliardat e paketës së shpëtimit të BE-së. Rreth 50 miliardë euro ka nevojë ky vend për të shpëtuar sistemin bankar në gjendje të rëndë. Por nga vijnë kaq shumë para të paketës së shpëtimit të BE-së dhe çfarë kostoje do të thotë kjo për Gjermaninë. Andreas Reuter.
3. Prodhuesit e verës në Maqedoni në të ardhmen nuk do të mund të eksportojnë asnjë verë, në qoftë se e mbanë mbishkrimin "verë maqedonase" apo "verë nga Maqedonia". Greqia më parë ka siguruar licencën për këtë emër, prandaj vendet tjera nuk mund ta përdorin. Gjermania do të jetë e sigurt para se të nxjerrë në shitje prodhimet me emrin maqedonas, nëse çdo gjë është e rregullua me ligj. Boris Georgievski.