1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një vend në krizë: ku po shkon Iraku?

22 Gusht 2022

Dy kampet shiite nuk arrijnë të bien dakord për një kryeministër të përbashkët. Ato protestojnë me ulje para Parlamentit - dhe kështu zgjasin ngërçin politik të vendit. A po përkeqësohet konflikti?

https://p.dw.com/p/4FqUQ
Nationales Dialogtreffen im Irak
Fotografi: Iraqi PM Press Office/AA/picture alliance

Ai qe planifikuar të zhvillohej të shtunën, por udhëheqësi shiit Moktada al-Sadr anuloi një tubim të madh - të paktën për një periudhë të pacaktuar. Frika e tij nga dhuna është shumë e madhe, "gjaku i irakianëve është më i çmuar se çdo gjë," tha ai këtë javë në Twitter. Al-Sadr-i konsiderohet si një nga politikanët më të fuqishëm të Irakut që nga triumfi i tij në zgjedhjet e fundit legjislative - në të cilat fraksioni i tij doli në krye. Megjithatë, një zgjidhje për krizën e thellë politike të vendit nuk duket në horizont. Në fund të korrikut, mbështetësit e al-Sadrit sulmuan Parlamentin irakian, para të cilit ata qëndrojnë ulur në shenjë proteste. Ata kërkojnë t'i jepet fund korrupsionit dhe një qeveri të lirë nga ndikimi i huaj. Por duke vepruar kështu, ata provokuan rivalët e tyre kryesorë, aleancën pro-iraniane shiite, e cila gjithashtu filloi një protestë ulur në fund të javës së kaluar.

Ftesë për dialog

Fakti që al-Sadri anuloi pjesëmarrjen e tij në një takim të politikanëve të lartë të organizuar nga kryeministri jopartiak Mustafa al-Kadhimi tregon gjithashtu se tensionet politike në Irak mbeten të pazgjidhura. Al-Kadhimi tha se qëllimi i takimit ishte "fillimi i një dialogu serioz me qëllim që të gjenden zgjidhje për krizën aktuale politike".

Mbështetës te Al-Sadrit protestojnë ulur
Mbështetës te Al-Sadrit protestojnë ulurFotografi: Murtadha Al-Sudani/AA/picture alliance

Zyra e shtypit e kryeministrit ka publikuar një foto pas përfundimit të takimit, ku shihet edhe karrigia bosh për përfaqësuesin e fraksionit Sadr. Përfaqësuesit e saj, sugjeron fotoja, janë gjithmonë të mirëpritur. Sipas raportimeve të mediave, deklarata përfundimtare e takimit u prit mirë nga mbështetësit e al-Sadr-it. Kjo sugjeron se ky i fundit mund të marrë pjesë në takime të tjera.

Fakti që takimi nuk u zhvillua me të gjithë pjesëmarrësit tregon se situata mbetet e vështirë, shpjegon Sarah Hepp, drejtuese e Fondacionit Friedrich Ebert Irak me qendër në Aman. "Që nga vjeshta e kaluar, Iraku ka qenë në një ngërç politik. Tani stuhia në parlament ka treguar se ka forca që nuk qëndrojnë në tryezën e bisedimeve," tha Hepp në një intervistë për DW.

Krizë e gjatë

Zgjedhjet e tetorit të kaluar përbëjnë pikënisjen e tensioneve. Deri tani, grupet e zgjedhura në parlament nuk kanë arritur të bien dakord për një kryeministër të ri, kështu që vendi është pa qeveri prej muajsh.

Irak Protest Shiiten
Protesta shiiteFotografi: Murtadha Al-Sudani/AA/picture alliance

Kohët e fundit, aleanca e shiitëve pro-iranianë propozoi ish-ministrin Mohammed Shia al-Sudani për postin e kryeministrit. Al-Sadri dhe mbështetësit e tij, nga ana tjetër, e refuzojnë al-Sudanin si kryeministër të ri. Ata shohin tek ai dorën e zgjeruar të ish-kryeministrit kontrovers Nouri al-Maliki, gjatë mandatit të të cilit ai shërbeu si ministër i të drejtave të njeriut.

Kërkesë për shpërndarjen e Parlamentit

Ndërsa shiitët pro-iranianë bëjnë thirrje për formimin e menjëhershëm të një qeverie, mbështetësit e al-Sadrit kërkojnë shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Pak ditë më parë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaroi se nuk kishte kompetencë për të shpërndarë Parlamentin.

Këshilli i Drejtësisë mori një vendim të saktë, thotë Dia al-Shakerchi, një ish-anëtar i Komitetit Kushtetues të Irakut. Kushtetuta nuk përmban asnjë dispozitë që autorizon Këshillin të shpërndajë Parlamentin. Kjo do të bëhej e mundur vetëm me kërkesë të përbashkët të Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit dhe me këtë duhej të binte dakord edhe shumica e deputetëve të Kuvendit.

Shqetësime për dhunën

Deri tani, protestat kanë mbetur kryesisht paqësore. Sipas Hepp-it, kjo ndodh edhe për faktin se aktualisht myslimanët po festojnë muajin e shenjtë Muharrem, muaji i parë në kalendarin islamik në të cilin aktet e dhunës janë të ndaluara. Nuk përjashtohet që protestat të përshkallëzohen pas këtij muaji, tha Heppi: "Aktualisht nuk shoh ndonjë pajtim, asgjë që mund të ndihmojë në përfundimin e konfliktit në mënyrë paqësore”. Sigurisht, organizatat ndërkombëtare si Misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI) e kanë kërkuar pikërisht këtë. "Por askush aktualisht nuk ka një ide të qartë se si do të arrihet kjo," thotë Hepp.

Takimi kombetar i dialogut
Fotografi: Iraqi PM Press Office/AA/picture alliance

Megjithatë, një përshkallëzim i dhunës mbart gjithashtu rreziqe politike për të gjitha palët e përfshira, thotë Dia al-Shakerchi. "Ata që janë përgjegjës për përshkallëzimin e dhunës mund të paguajnë çmimin, në formën e votave të humbura në zgjedhjet e ardhshme”. Në përgjithësi, shumica e njerëzve nuk do të ishin të interesuar për rivalitetet brenda shiitëve. "Shumica e njerëzve duan një Irak të qëndrueshëm," thotë Shakerchi, i cili ka jetuar në Hamburg për disa kohë.

Nuk përjashtohen protesta të gjera

Sarah Heppi mendon ngjashëm. Ajo tregon për biseda me aktivistë nga lëvizja protestuese që demonstroi në vitin 2019 për një shtet josektar irakian, duke kapërcyer rivalitetin midis shiitëve dhe sunitëve, si dhe për t'i dhënë fund korrupsionit. Pasi forcat irakiane të sigurisë shpërndanë me forcë manifestimet, lëvizja e protestës ka qenë mjaft e qetë në situatën aktuale. Megjithatë pretendimet e tyre mbeten të vlefshme, përmbledh Hepp përshtypjet e saj.

"Aktivistët na thanë se shumë të rinj irakianë e gjykojnë një qeveri të ardhshme nga aftësia e saj për të ofruar përparim politik dhe social." Për më tepër, bashkëbiseduesit e tyre thuhet se kanë thënë se janë gati të dalin sërish në rrugë nëse situata ngec apo edhe përkeqësohet. "Çështja se cili është potenciali mobilizues i lëvizjes 2019 sigurisht që mbetet e hapur", vazhdon Hepp. "Por unë gjithashtu mund të përfytyroj që pjesë të tjera të popullsisë, deri tani mjaft pasive, do të dalin përfundimisht në rrugë nëse situata do të ngecë apo edhe të përkeqësohet”.