Njeriu që ndryshoi konceptin për botën
450 vjetori i lindjes së Galilelo Galileit, njëri nga shkencëtarët më të rëndësishëm në histori. Vëzhgimet e tij në fushën e astronomisë revolucionarizuan vizionin për universin. Mjeti kryesor i tij: teleskopi.
Pika lëvizëse
Pikat e vogla në qiell e ndryshuan tërësisht vizionin e Galileo Galileit për botën. Në natën mes 7 dhe 8 janarit 1610 ai i zbuloi ato pranë planetit të Jupiterit. Ai mendoi se ishin yje, yje statikë, të cilët nuk lëvizin. Një ditë më vonë ai i pa përsëri atje. Pikat ishin ende aty. Por pozicionet e tyre kishin ndryshuar.
Hënat e Galileit
Galileo kishte zbuluar hënat e Jupiterit. Io, Europa, Ganymed dhe Kallisto. Sot ne e dimë se ato rrotullohen përreth planetit. Atëherë një gjë e tillë ishte e paimagjinueshme. I vetmi mendim ekzistues ishte: Nëse diçka lëviz dhe rrotullohet në univers, atëherë vetëm përreth Tokës.
Toka apo Diellli? Dielli!
Galilei e kuptoi, se çfarë po shihte: Këto hëna vërtiteshin rreth Jupiterit. Dhe ai nxori konkluzionin: Toka nuk është në qendër. Sot ne e dimë, se të gjithë planetet e Sistemit tonë Diellor rrothullohen rreth Diellit. Sikur Galileo të mos e kishte tërhequr këtë tezë, attë do ta kishin ekzektuar për zbulimin e tij.
Teknologji efikase
Teleskopët modernë për vëzhgimin e hapësirës kanë sot këtë pamje. Me to mund të shohësh shumë miliona vite drite në hapësirë dhe të bësh fotografi shumë precize të galaktikave, yjeve dhe planeteve. Galilei shpiku si të thuash vështrimin në qiell. Ai i perfeksionoi teleskopët e thjeshtë aq mirë, saqë ishte i pari, që mundi të shikojë dukuri të shumta qiellore.
Kashta e Kumtrit
Galileo Galilei zbuloi sekretin e strukturës së Kashtës së Kumtrit, që mund të shihet thjeshtë me sy në qiellin e natës. Me anë të një teleskopi ai e kuptoi se Kashta e Kumtrit përbëhet nga yje të panumërt. Sot ne e dimë që Kashta e Kumtrit është një galaktikë, e cila përmban me miliarda yje dhe Toka është një pjesë e saj.
Hëna me reliev të ashpër
Galileo Galilei zbuloi me anë të një teleskopi se Hëna kishte reliev të ashpër, me shumë lugina, kratere dhe male dhe se ajo ndriçohet nga Toka. Tani ne dimë thuajse gjithçka për trupin qiellor 384 000 kilometra larg nesh. Madje ne planifikojmë të ngremë atje një koloni dhe të mbjellim perime. Por kjo vazhdon të jetë një vizion për të ardhmen.
Batica dhe zbatica
Galilei dyshonte që atëherë se batica dhe zbatica kishin të bënin me rrotullimin e Tokës rreth boshtit të saj dhe përreth Diellit. Por vetëm fizikani Isaac Newton mundi të dëshmojë, se krahas forcës centrifugale, edhe forcat tërheqëse të masave nga Hëna dhe Dielli janë përgjegjëse për baticën dhe zbaticën.
Zbulimi i Venusit
Edhe ky zbulim e bëri Galileo Galilein që të dyshonte gjithnjë e më shumë për vizionin gjeocentrik për botën. Ai vuri re se planeti Venus ka faza të ndryshme, ashtu si edhe Hëna. Kështu ai nganjëherë shfaqet si drapër, "si gjysmë Venusi, apo si Venus i plotë". Galilei arriti në përfundimin, se planeti ynë fqinj duhet të lëvizë dhe ai lëviz pikërisht përreth Diellit.