Një libër pë historinë e azilkërkueses kosovare Arigona në Austri & Portret i një edukatoreje në Hanovër të Gjermanisë
24 Shtator 2010Për gati tre vjet me radhë fytyra e një vajze kosovare pushtoi faqet kryesore të revistave bulevardeske në Austri. Historia fillon në shtator të vitit 2007 kur asokohe azilkërkuesja 15-vjeçarja hyri në ilegalitet dhe me anë të një videklipi i kërkoi shtetit austriak që të mos largohej nga Austria dhe që edhe familja e saj pjesërisht e riatdhesuar, të kthehej sërish në Austri. Si rrallë më parë ky rast e përçau Austrinë në dy kampe: Pro Argionës dhe kundër Arigonës. Shkrimtari i njohur austriak Franzobel i ka kushtuar kësaj ngjarjeje një libër. "Austria është e bukur – Një përrallë" është titulli i librit, të cilin ai i prezantoi këtë javë në festivalin e dhjetë ndërkombëtar të librit në Berlin. Anila Shuka bisedoi me autorin.
Kur e pyet 30 vjeçaren nga Hanoveri, Sabine Glinken, se sa fëmijë ka, përgjigja që merr është 15. Më i vogli është tetë muajsh, më i madhi trevjeçar. Sabine Glinke është edukatore. Mehmet Smajic nga redaksia boshnjake e shoqëroi atë gjatë një dite.
Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi