Një polic qëllon ndaj një sulmuesi në Notre Dame
6 Qershor 2017Në sheshin para katedrales ndodhen zakonisht shumë turistë, dorasi i pandehur ka qenë i armatosur me nje çekiç dhe është përpjekur të sulmojë nëpunësit e policisë, njofton televizioni BFMTV duke iu referuar Ministrisë së Brendëshme. Pas kësaj policia ka hapurzjarr ndaj tij. Pas ngjerjes seksioni i antiterrorit të Prokurorisë së Parisit ka nisur hetimet. Këtë e komunikoi prokuroria. Sipas njoftimeve sulmuesi është plagosur. Sfondi i ngjarjes është ende i paqartë.
Në twitter policia vuri në dukje, se ndodhet në veprim në zonën e katedrales. Ajo bëri thirrje që mundësisht të evitohet kalimi në këtë zonë. Kuartieri është rrethuar.
Mbetet e hapur nëse ky akt ka sfond terrorizmin. Franca që prej rreth dy vjet e gjysmë është tronditur nga një seri e pashembullt terrori, prej nga kanë gjetur vdekjen deri tani gati 240 vetë. Forcat e rendit kanë qenë disa herë në shënjestër të sulmeve. Në mes të prillit një polic u vra në bulevardin e Parisit Champs-Élysées nga një atetantor.
Në Francë është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme që pas sulmeve të 13 nëntorit 2015. Sipas planeve të qeverisë gjendja e jashtëzakonshme do të shtyhet deri në fillim të nëntorit.