1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një tërmet i fortë trondit Turqinë perëndimore

30 Tetor 2020

Në Turqinë perëndimore pati një tërmet prej 6.6 ballësh që u ndie dhe në ishullin grek Samos. Njoftohet për të paktën dymbëdhjetë të vdekur dhe rreth 420 të plagosur.

https://p.dw.com/p/3kgE7
Türkei Izmir | Erdbeben
Fotografi: Ismail Gokmen/AP/picture alliance

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Egje pranë Seferihisar në provincën e Izmirit, sikurse njofton media turke. Sipas analizave fillestare tërmeti ndodhi shumë afër sipërfaqes së detit. Po ashtu me rreth 30 sekonda ai ka qenë qenë edhe jashtëzakonisht ri gjatë.

Türkei Izmir | Erdbeben
Fotografi: Depo Photos/abaca/picture alliance

Siç njoftoi Zyra turke për Mbrojtjen ndaj Katastrofave gjetën vdekjen të paktën dymbëdhjetë vetë dhe u plagosën rreth 420 të tjerë. Sipas informacioneve të deritanishme nga rrënojat janë nxjerrë rreth 70 vetë, por ende ka mjaft që kanë mbetur nën to.

Türkei Izmir | Erdbeben
Fotografi: Ismail Gokmen/AP/picture alliance

Në në qytetin e vogël Vathy në ishullin fqinj grek Samos u gjetën të vdekur dy të rinj 17-vjeçarë. Sipas njoftimeve të mediave greke vajza dhe djali ishin duke u kthyer në shtëpi pas shkollës kur për shkak të tërmetit u shembën muret në një rrugicë të ngushtë. Tetë persona të plagosur po trajtohen në spital. Nga lëkundjet në Samos u dëmtuan mjaft ndërtesa.

Griechenland Samos | Erdbeben und Mini-Tsunami
Ishulli SamosFotografi: Eurokinissi/AFP/Getty Images

Pas tërmetit qyteti i vogël Vathy në Samos u godit nga një cunami. Kanalet televizive greke treguan pamje të shëtitores bregdetare të përmbytur dhe të makinave të zhvendosura prej masave të ujit. Pëmbytje rrugësh pati gjithashtu në qytetin turk Seferihisar, ku sipas njoftimeve kishte pasur po ashtu një tsunami të vogël. Ekspertët paralajmëruan për një cunami të mëtejshëm.