Nuk dorëhiqem: Asadi reagon pas kërkesave për dorëheqje
22 Gusht 2011Kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian për të dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, ai i quajti të pavlefshme. Ai është zgjedhur nga populli sirian dhe nuk është vendosur në pushtet nga Perëndimi, tha Assad. Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi Perëndimin nga një ndërhyrje ushtarake në Siri. Për shkak të shtypjes së dhunshme të opozitës Assad-i është izoluar ndërkombëtarisht. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara nga ana e milicëve dhe trupave siriane në muajt e fundit janë vrarë rreth 2.000 civilë.
Asad paralajmëron zgjedhje të reja
Siria ka dalë më e fortë nga protestat, ka thënë Asadi të dielën në televizion. Problemet në vend duhet të zgjidhen politikisht, tha ai duke bërë të ditur një reformë kushtetuese dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja në shkrut të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë një ditë pas paralajëmrimit për reforma në Siri nga presidenti Asad, aktivistë të organizatës proqeveritare, milicët Shabiha kanë qëlluar për vdekje dy vetë. Sipas aktivistëve sirianë, ata kanë sulmuar edhe dyqane të kundërshtarëve të regjimit.
Autor: AG/ Arapi
Redaktoi: P. Pani