Në Suedi nderohet regjizori Bergman që ndërroi jetë në fund të korrikut
4 Shtator 2007Reklamë
Me një mbrëmje të madhe festive 800 përfaqësues të lartë të shoqërisë suedeze, politikanë dhe yje të kinemasë kanë nderuar në teatrin dramatik mbretëror në Stokholm, regjizorin e njohur Ingmar Bergmann, i cili vdiq në fund të korrikut. Qeveria do ta sigurojë trashëgiminë e tij artistike me paratë e taksave. Me rreth 2,2 milionë euro do të financohen rregullisht festivali i teatrit, Bergman si dhe restaurimi dhe shumëfishimi i filmave të Bergmanit.