Në Vjenë filluan bisedimet shqiptaro-serbe për statusin e Kosovës
10 Mars 2007Takimi i nivelit të lartë ku po marrin pjesë kryendërmjetësi ndërkombëtar Marti Ahtsari, përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit, ekipi i Unitetit i udhëhequr nga kryeari i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Grupi Negociator serb i udhëhequr nga presidenti Boris Tadic filloi në pallatin Hofburg në orën 10 dhe pritet të zgjas deri në ora 15.
Me të arritur në Vjenë kryeministri i Kosovës Agim Çeku deklaroi se 'takimin e sotëm e shohim edhe si një hap drejt pavarësisë së Kosovës'. Sipas Çekut kjo është dinamika e paraparë dhe pala kosovare ka qenë aktiv dhe kooperativ gjatë gjithë procesit. Ndërkohë që Kosova ka pranuar dokumentin përfundimtar të kryendërmjetësit ndërkombëtar për statusin, Marti Ahstiari pala serbe ka insistuar që dokumenti të ndryshoj dhe Kosova të definohet si pjesë e Serbisë. Andaj Beogradi edhe e ka refuzuar atë. Kryeministri Vojisllav Koshtunica saktësoi dje se ka mbetur shumë pak hapësirë për bisedime dhe se Serbia po bën vetëm atë çfarë do të bënte secili vend tjetër i botës: "Asnjë vend i lirë dhe demokratik nuk do të lejonte që të vë në pikëpyetje integritetin e tij territorial. Këtë po e bën edhe Serbia. Asnjë shtet i lirë dhe demokratik nuk od të lejonte që ti shkëputet një pjesë e territorit. Ky është qëndrimi që ne do të përsërisim edhe njëherë", tha kryeministri serb Vojisllav Koshtunica.