1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Vjenë mblidhet Grupi i Kontaktit për Kosovën

25 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BLqu

Disa ditë pas dështimit përfundimtar të projektrezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB, për zgjidhjen e statusit të Kosovës, sot në Vjenë Grupi i Kontaktit do të shqyrtojë hapat e mëtutjeshëm për rifillimin e bisedimeve midis përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit. Pritet që bisedimet e reja të zgjasin rreth katër muaj. Në Vjenë do të bisedohet strategjia, kohëzgjatja dhe mënyra e zhvillimit të bisedimeve. Vendet perëndimore dhe Kosova janë të mendimit se bisedimet duhet të kenë për bazë planin e Marti Ahtisarit, për pavarësi të mbikqyrur. Ndërsa Serbia dhe Rusia janë kundër këtij plani dhe kundër afatizimit kohor të bisedimeve. Gjermania ka propozuar që bisedimet të udhëhiqen prej një trojke të përbërë prej SHBA, BE dhe Rusisë.