1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Vjenë zhvillon punimet sot samiti BE- SHBA

DW21 Qershor 2006

Në samitin e Vjenës merr pjesë edhe presidenti amerikan, Xhorxh Bush. Pritet që përfaqësuesit e BE-së t'i kërkojnë Bushit, që të mbyllë kampin e Guantanamos në Kubë

https://p.dw.com/p/AqdC
Presidenti amerikan duke biseduar me kancelarin austriak, Volfgang Shysel pas mbërritjes në aeroportin e Vjenës
Presidenti amerikan duke biseduar me kancelarin austriak, Volfgang Shysel pas mbërritjes në aeroportin e VjenësFotografi: AP

Në kryeqytetin e Austrisë ka nisur punimet samiti BE - SHBA. Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush është takuar me presidentin e radhës të Këshillit të BE-së, kancelarin austriak, Volfgang Shysel, Presidentin e Komisionit të BE-së Hoze Manuel Barrozo dhe me të ngarkuarin e BE-së për politikën e jashtme Havier Solana.

Në këtë samit ndër të tjera do të diskutohet për gjendjen në Lindjen e Mesme, grindjen atomike me Iranin si dhe mbi çështjen e burgut të Guantanamos. Shysel do t´i kërkojë Bushit që ta mbyllë burgun e shumëpërfolur në bazën ushtarake të Guantanamos.

Lidhur me grindjen për programin bërthamor të Iranit në kuadër të samitit në Vjenë, Havier Solana u shpreh mbi mundësitë e rrjedhës së bisedimeve me Iranin: "Mendoj se pala iraniane do të angazhohet në bisedime, kjo është përshtypja ime. Por ata ka gjasa të kërkojnë një tjetër takim për të sqaruar çështjet. Eshtë logjike që ata kanë nevojë për disa sqarime, sepse ne jemi takuar vetëm një herë formalisht dhe paketa e ofruar është mjaft e mirë, por e komplikuar. Unë nuk besoj që ata do të bëjnë gabimin për të refuzuar bisedimet, sepse kjo është një paketë mjaft serioze dhe përmban mjaft lëshime për palën iraniane.", tha Solana lidhur me çështjen e Iranit.

Një temë tjetër e diskutueshme mes BE-së dhe SHBA-së pritet të jetë mbrojtja e klimës. Samiti po zhvillohet nën masa të forta sigurie.