Shkallëzohet dhuna në Siri
10 Shkurt 2012Për të gjashtën ditë me radhë ushtria siriane ka vazhduar sulmet ndaj kundërshtarëve të qeverisë. Në gjithë vendin bëhet fjalë për 80 të vdekur. Vetëm në bastionin e protestave Homs kanë vdekur më shumë se 50 njerëz, pjesa më e madhe civilë, bëjnë të ditur aktivistët për të drejtat e njeriut. Një numër shpërthimesh kanë tronditur edhe qytetin e dytë më të madh në Siri, Alepo.
SHBA kërkon t'i jepet fund menjëherë gjakderdhjes
Sipas Televizionit Shtetëror, dy shpërthime të ndryshme kanë shkaktuar një numër të madh viktimash, përfshirë disa ushtarë, në qytetin verior. SHBA kërkon dhënien fund të gjakderdhjes. Presidenti Barack Obama e cilësoi dhunën në vazhdim "shokuese". Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të shohë se si çdo ditë kryher një "masakër". Vendi i tij ka vendosur të zhvillojë një konferencë ndërkombëtare.
Megjithë dhunën brutale të ushtrisë aktivistët kanë bërë thirrje këtë të premte për një demonstratë masive. Pas vetos së Rusisë dhe Kinës në Nju Jork që bëri të dështonte një javë më parë një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kundër Sirisë dhuna ka shënuar një përshkallëzim dramatik në vend. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 6.000 persona kanë humbur jetën nga protestat kundër presidentit Baschar al - Assad.
Autor: dpa/M.Kelmendi
Redaktoi: E. Xhani