Olmert i gatshëm për bisedime me presidentin sirian
10 Korrik 2007Reklamë
Tel Aviv: "Bisedime të drejtpërdrejta për paqen, ku të dëshirojë". Kjo është oferta jozyrtare e kryeministrit izraelit, Ehud Olmert për presidentin sirian, Bashar el Assad. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Olmert gjatë një interviste në televizionin satelitor arab"Al-Arabija". Për herë të fundit bisedime paqësore izraelito-siriane janë zhvilluar në mars të vitit 2000.