1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Optimizëm i ministrave të jashtëm të mbledhur në Portugali

8 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/Bdne

Megjithë disa çështje ende të hapura ministrat e jashtëm të BE-së të mbledhur në Viana de Kastelo në Portugali janë optimistë për arritjen e kompromisit për marrëveshjen e re të reformuar të kushtetutës deri në fund të vitit. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmjer u shpreh:

"Ne duam që dëri në fund të tetorit të kemi arritur të përgatisim marrëveshjen nga ana e përmbajtjes. Nuk dua të mohoj se ka shtete të veçanta që diskutojnë ende për këtë. Por nuk më duket se do të çkopsitet edhe një herë kompromisi i arritur me aq vështirësi."

Marrëveshja e re mbi parimet bazë do të zëvendësojë kushtetutën e dështuar evropiane dhe do të rigjallërojë aftësinë vepruese të BE-së.