1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kroatët midis shpresës dhe drojës

Rayna Breuer / Elert Ajazaj29 Prill 2013

Në prag të antarësimit në BE në Kroaci mungon entuziazmi. Papunësia e lartë, bujqësia e pashpresë dhe industria e rënuar nuk japin shkas për të festuar. Një vend në kufijtë e depresionit.

https://p.dw.com/p/18P3e
Fotografi: DW/R. Breuer

"Mladi, napustite Hrvatsku" ("Të rinj largohuni nga Kroacia") është shkruar me shkumës midis dy ndërtesave në një rrugicë jolarg qendrës së qytetit. Është një apel për rininë, për ta kërkuar të ardhmen gjetiu. Sepse vendi i tyre nuk ka ç'u ofron. Kroacia gjendet prej pesë vitesh në një krizë të thellë. E megjithatë Brukseli konstatoi në një dokument 15-faqësh pjekurinë e vendit për t'u anëtarësuar. Kësisoj Kroacia po i heq këmbët zvarrë drejt BE-së (me gëzim të përmbajtur).

Të rrimë apo të largohemi

Është mëngjesi i së shtunës, mot pa re dhe me diell. Në oborrin e një ndërtese të vjetër hapen tryeza portative, ekspozohen me kujdes libra të vjetër dhe veshje të përdorura. Klientët le të vijnë: "Na duhen para për fushatën tonë. Prandaj i organizojmë tregje të tilla". Së afërmi në Kroaci ka zgjedhje dhe Marko Gregović me partinë e tij qytetare "Za Grad" ("Për qytetin") synon të hyjë në politikë.

"Shumë njerëz këtu janë apatikë dhe apolitikë. Mungon kultura e demonstrimit. Njerëzit nuk janë mësuar të luftojnë për të drejtat e tyre", konstaton Marko. Ata vërtet shkojnë e votojnë, mirëpo janë të detyruar të vendosin ashtu siç vendosin, thotë ai: "Në thelb politikanët tanë janë po ata që ishin në pushtet 20 vjet më parë. Tani duhet vërtet një ndërrim brezash".

Marko und Marija mbledhin ndihma për partinë e tyre
Marko und Marija mbledhin ndihma për partinë e tyreFotografi: DW/R. Breuer

Një model i tillë pjesëmarrjeje është unik në rajon, thotë Markoja. Ai ka studiuar në Norvegji, në Suedi dhe në Angli (ai i kishte gjithandej dyert të hapura, mirëpo para dy vjetësh, në kulmin e krizës, u kthye). "Nuk ka kuptim të largohesh nga vendi yt, kur ky ka marrë të tatëpjetën. Të gjithë duhet të kthehemi dhe të bëjmë përpjekje për vendin tonë. Nuk është e lehtë, mirëpo kjo është detyra jonë". Sado që ai ka forcë bindëse, në partinë e tij të sapoformuar nuk mendojnë të gjithë në këtë mënyrë: Bashkëluftëtarja e tij Marija kërkon punë prej një gjysmë viti (më kot). Tani ajo po përgatit dokumentat për jashtë: "Në fakt shumë prej nesh e kanë pranuar gjendjen e këtushme. Por unë personalisht e shoh anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një shans, për të gjetur punë jashtë shtetit", thotë Marija. Të qëndrojë apo të largohet; me siguri, kësaj pyetje duhet t'i japë përgjigje secili për veten e vet. Përballë një papunësie ndër të rinjtë prej 40 për qind me siguri që vendimi ka për të qenë pas anëtarësimit në favor të Perëndimit.

Pa ngazëllim dhe pa shpresë
Pa ngazëllim dhe pa shpresëFotografi: DW/R. Breuer

Nuk pritet përmirësim

Jo larg pazarit të sendeve të përdorura gjendet Dolac-i. Kështu quhet tregu javor në qendër të Zagrebit. Si zakonisht, edhe këtë të shtunë, ai është i frekuentuar mirë. Nën çadrat e kuqe të diellit janë bërë pirg mandarina me lëng dhe mollë të pjekura. Kroacia ofron shumë gjëra (frutat dhe perimet vendase janë shumë të kërkuara). Produkte qumështi në të gjitha variacionet gjen në vijën kufizuese të tregut. Višnja ka ardhur në mëngjes herët nga një fshat rreth 60 kilometra larg. Dy herë në javë ajo shet në Dolac "sir"-in e saj (djathë të bardhë të butë). Ai është shumë i shijshëm dhe kushton 12 kuna, gati dy euro, rrota. Gjatë bisedës me të para stendës kalojnë shumë vetë, mirëpo asnjëri nuk donte të blinte gjë: "Vetëm prej shitjeve këtu nuk jetojmë dot unë dhe im shoq. Ai merr pension, por për të jetuar na duhet të shesim edhe pata. Përveç kësaj ne shesim ato që mbjellim në bahçe dhe falë lopës prodhojmë këtë djathë", thotë Višnja.

Njëherë për njëherë festohet zyrtarisht anëtarësimi në BE (qoftë me ose pa gëzim në popull).