Pakistani përjashtohet përkohësisht nga Komonwelthi
23 Nëntor 2007Reklamë
Komonwelthi ka vendosur të përjashtojë për një kohë të pacaktuar Pakistanin, për shkak të mbajtjes së gjendjes së jashtëzakonshme të vazhdueshme. Një komitet i ministrave të jashtëm të vendeve të Komonwelthit vendosi që të ngrijë antarësimin, derisa në Pakistan të mos jetë rivendosur sërish demokracia, tha sekretari i përgjithshëm i Komonwelthit Don McKinnon, në Kamapala. Në kryeqytetin e Ugandës fillon këtë të premte një takim i nivelit të lartë i Komonwelthit, ku bëjnë pjesë 53 shtete, shumica e tyre ish-koloni të Britanisë së Madhe.