1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa Benedikti i XVI-të pritet në Vjenë

7 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BdZA

Papa Benedikti i XVI ka mbërritur sot për një vizitë treditore në Austri. Në Vjenë, papa Benedikti u prit nga presidenti austriak, Heinz Fischer (Hajnc Fisher), kancelari Alfred Gusenbauer dhe kardinali vjeneze Christoph Schönborn (Kristof Shënborn) dhe festoi meshën para mijëra besimtarëve në qendër të Vjenës. Sot papa përkujton në sheshin e hebrejve edhe viktimat e Holokaustit. Udhëtimi i Papës bëhet me rastin e 850 vjetorit të faltores Mariazell në landin Shtajermark. Të shtunën në këtë vend Papa do të shkojë për pelegrinazh. Para udhëtimit Bendikti kishte thënë se qëllimi e vizitës së tij që njerëzit të forcojnë besimin. Një tjetër pikë e rëndësishme gjatë qëndrimit në Austri është edhe mesha e së djelës në mëngjes në Vjenë në katedralen e Shën Stefanit.