1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrihet marrëveshja e koalicionit në Athinë

wl/qu (dpa, rtr, dapd, afp)20 Qershor 2012

Tri ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi konservatorët, socialistët dhe demokratët e majtë ranë dakord për krijimin e një koalicioni qeveritar. Të tria partitë angazhohen për qëndrimin e vendit të eurozonë.

https://p.dw.com/p/15Iab
Fotografi: Reuters

Kryetari i partisë konservatore „Nea Dimokratia“ dhe kryeministri i ardhshëm Antonis Samaras informuan presidentin Karolos Papoulias në Athinë për përfundim me sukses të bisedimeve të koalicionit. Papoulias ngarkoi zyrtarisht Samaras konform kushtetutës me krijimin e qeverisë dhe njëkohësisht pas betimit i dha atij besimin si kryeministër.

Griechenland Regierungsbildung Venizelos
Kryetari i Pasok-ut, Evangelos VenizelosFotografi: AP


Nea Dimokratia doli në zgjedhjet e së dielës (17.06.2012) grupi më i fortë parlamentar. Bashkë me partinë socialiste Pasok dhe me Partinë e majtë Demokratike konservatorët kanë në parlament një shumicë të qartë prej 179 nga 300 mandate. Kabineti i ri qeveritar do të prezantohet të enjten (21.06.2012). Dimar, sipas kryetarit Fotis Kouvelis, do ta mbështesë qeverinë, por nuk do të dërgojë përfaqësues në kabinet.
Deklarohen bisedime për kushtet e ndihmave
Qeveria e ardhëshme pro-evropiane do t’i përmbahet marrëveshjes për paketën e shpëtimit të Greqisë së zhytyr në borxhe, për të cilën është rënë dakord me partnerët në eurozonë dhe me FMN-në. Por ajo do që të arrijë disa lëshime lidhur me kushtet e vendosura për lëvrimin e parave të ndihmës, siç janë kursimet dhe reformat. Kryetari i Pasok-ut Evangelos Venizelos vuri në dukje, se koalicioni do të krijojë një ekip me përfaqësues të qeverisë, për të „rinegociuar“ për kushtet. Tek qeveritë e vendeve të eurozonës – edhe në Berlin – ka mendime të ndryshme nëse është e mundur që eventualisht të bëhen lëshime ndaj grekëve.
Grupi i vendeve të eurozonës dhe FMN-ja në shkurt i premtuan Greqisë një paketë shtesë ndihmash me një volum prej 130 miliardë eurosh. Në të ashtuquajturin Memorandum of Understanding (memorandumi i mirëkuptimit) Athina zotohet që në këmbim të ndihmave të ndërmarrë reformat e duhura. Borxhi i përgjithshëm i Greqisë deri në vitin 2020 duhet të ulet me 120%. Greqia është zhytyr në një krizë të thellë ekonomike edhe për shkak të masave të kursimeve.

Symbol Euro oder Drachme Parlamentswahl Krise Griechenland
Fotografi: AP
Antonis Samaras
Kryetari i partisë konservatore „Nea Dimokratia“, Antonis SamarasFotografi: Reuters