1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulmi në Stamboll: Arrestime në Bullgari, bombardime në Siri

21 Nëntor 2022

Pas sulmit në Stamboll arrestohen pesë të dyshuar për ndihmë në Bullgari, kurse Turqia bombardon disa territore të banuara nga kurdët në Siri. Ankaraja fajëson për atentatin PKK-në dhe milicinë kurdo-siriane YPG.

https://p.dw.com/p/4JoAQ
Bullgari: Arrestohen pesë vetë të dyshuar për lidhje me sulmin me bombë në Stamboll
Bullgari: Arrestohen pesë vetë të dyshuar për lidhje me sulmin me bombë në StambollFotografi: NIKOLAY DOYCHINOV/AFP

Një javë pas sulmit me bombë në qendër të Stambollit hetuesit bullgarë ngritën akuzë ndaj pesë personave të arrestuar në Bullgari nën dyshimin për bashkëpunim në atentatin e Stambollit. Sipas një zëdhënëseje të Prokurorisë bullgare, ata dyshohet se i kanë ofruar ndihmë "logjistike" për t'u arratisur njërit prej të dyshuarve. Zëdhënësja e Prokurorisë shpjegoi se të arrestuarit në Bullgari mendohet se kanë ofruar "pas sulmit mbështetje logjistike dhe kanë ndihmuar për komunikimin".

Sipas njoftimeve të mediave bullgare tre të dyshuar janë nga Moldavia dhe një nga një vend arab. Origjina e të dyshuarit të pestë fillimisht nuk u përmend. Po ashtu është e paqartë se si të arrestuarit arritën të hyjnë në territirin e Bullgarisë. Turqia kërkoi ekstradimin e tyre. Një gjykatë turke urdhëroi së fundi që 17 persona të arrestuarnë lidhje me sulmin, ndër ta edhe të dyshuarën kryesore, të mbahen në paraburgim. Sipas policisë turke, e dyshuara kryesor është shtetase siriane.

Prej sulmit në Stamboll (13.11) u vranë gjashtë vetë dhe u plagosën më shumë se 80
Prej sulmit në Stamboll (13.11) u vranë gjashtë vetë dhe u plagosën më shumë se 80 Fotografi: KEMAL ASLAN/REUTERS

Më 13 nëntor prej një sulmi në një rrugë të ngarkuar tregtare në Stambollu vranë gjashtë vetë dhe u plagosën më shumë se 80 të tjerë. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi në Twitter se 10 nga 81 personat e plagosur prej sulmit po trajtohen ende në spitale, dy prej tyre në reparte reanimacioni.

Turqia bombardon disa pika në veri të Sirisë

Forcat Ajrore Turke bombarduan në fundjavë disa pika në nëntë zona të Sirisë. Ky veprimi ushtarak është me sa duket reagim ndaj sulmit të fundit në Stamboll, për të cilin Ankaraja fajëson Partinë e ndaluar të Punëtorëve Kurdë PKK dhe milicinë kurdo-siriane YPG. Të dyja grupet e mohojnë çdo përgjegjësi për atentatin.

Turqia bombardoi disa territore të banuara nga kurdët në Siri
Turqia bombardoi disa territore të banuara nga kurdët në SiriFotografi: North Press Agency via REUTERS

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shkroi në Twitter se ka nisur "ora e shpagimit". Kurse në një mesazh në Twitter të Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet: "Foletë e terrorit po bëhen rrafsh me tokën me goditje precize".

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër nga sulmet ajrore u vranë të paktën 31 vetë, përfshirë edhe anëtarë të YPG-së dhe ushtarë të Ushtrisë Siriane.