1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Eskobar bën thirrje për reforma dhe luftë korrupsionit

15 Nëntor 2021

Jo deklarata për media, por vetëm njoftime përmes Twitterit nga Ambasada e SHBA-së lidhur me takimet e Eskobar në Mal të Zi.

https://p.dw.com/p/42zKt
Montenegro Besuch Gabriel Escobar
Fotografi: Twitter/US Embassy Podgorica

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Eskobar gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi tha se qeveria e Malit të Zi ka përkrahjen e SHBA-se, ndërkohë që gjeresisht ka folur per çrrënjosjen e korrupsionit dhe vazhdimin e reformave të nisura. Zyrtari amerikan po ashtu ka thënë se "Fronti Demokratik, grupim ky i subjekteve pro-serbe në Malin Zi, tani nuk është partner i Amerikës”

Eskobar u takua në Podgoricë me Presidentin Millo Gjukanoviq, për të vazhduar më pas me Kryeministrin Zdravko Krivokapiq, Kryetarin e Parlamentit Aleksa Beçiq, zyrtarë të tjerë të lartë dhe përfaqësues të sektorit civil. Pas takimeve nuk u dhanë deklara për media, por rreth takimeve u kumtua përmes Twitterit te Ambasadës së SHBA-së.

Montenegro Präsident Milo Djukanovic
Fotografi: Presidency of Montenegro

Në takimin me Presidentin Gjukanoviq, Eskobar theksoi "shqetësimin për korrupsionin e rrënjosur në vend dhe ka inkurajuar Malin e Zi që të vazhdojë të luajë rol konstruktiv sa i përket sfidave rajonale.

Në fokus reformat

Ambasada Amerikane në Podgoricë njoftoi pas takimit me kryeministrin Krivokapiq se SHBA qëndrojnë pranë gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithpërfshires dhe civil. Eskobar ka " inkurajuar kryeministrin Krivokapiq që të mbajë në fokus reformat e duhura për të përshpejtuar anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Ndërkaq kryeministri Zdravko Krivokapiq ka thënë se " Mali i Zi dhe SHBA mbeten aleatë të përhershëm të NATO-s në luftën për vlerat dhe idealet më të mëdha demokratike”.

Luftë kundër korrupsionit

Ne takimin me Kryetarin e Parlamentit, Aleksa Beçiq vend i veçantë ui është kushtuar reformave në sistemin e drejtësisë dhe në prokurori ku Eskobar ka nenvizuar se "deputetët duhet të punojnë së bashku kundër korrupsionit dhe të promovojnë interesin publik”.

Gabriel Escobar
Gabriel EscobarFotografi: Klix.ba

Per çrrënjosjen e korrupsionit është folur edhe ne takimin që Eskobar ka pasur me perfaqësuesit e sektorit civil. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën amerikane për rastet që kanë shqetësuar opinionin e ketushëm siç është ai i "Letrave te Pandores” dhe rasti i "Telekomit”, ndërkohë që në një intervistë qe Eskobar dha në fund të vizitës Në Mal të Zi, ndër të tjera tha se "Fronti Demokratik që tubon partitë pro serbe dhe që aq shumë angazhohet kohëve të fundit që të jetë pjese e qeverise, "tani ky grupim politik nuk është partner i SHBA –së”.

Vera Katana Korrespondente nga Ulqini