040211 Rosselini Porträt
8 Shkurt 2011Isabella Rossellini, vajza e Ingrid Bergman dhe e Roberto Rosselinit, u lind në qershor 1952 në Romë. Në këtë mënyrë ajo i ka si të thuash në damar si aktoren edhe regjisoren. Për një kohë të gjatë ajo punoi si fotomodele, deri sa filloi të bënte hapat e parë si aktore. Një ndër rolet e saj me të njohura është ai në filmin e David Lynch-it „Blue Velvet“, ku ajo këndon edhe këngën kryesore të kolonës sonore të këtij filmi.
Isabella Rosselini luan në këtë film këngëtaren e një klubi nate, e cila ka një marrëdhënie sado-mazohiste me një psikopat, rolin e të cilit e luan Dennis Hopper. Ky ishte roli i dytë i Isabella Rosselinit në një film amerikan. Regjizori David Lynch, donte t'ia jepte rolin Helen Mirren, por pas një takimi të rastësishëm në një restorant në Nju-Jork ai i dha një kopje të skenarit Isabella Rossellinit. Isabella Rossellinit i pëlqeu roli dhe kujton
When I read the script. I thought it was very original. I thought it was very powerful. I loved Dorothy Vallens. I knew it was going to be a role that was difficult to play. I asked David Lynch if we could do a really thorough test, not just 10 minutes.
Skenari ishte tepër origjinal dhe plot fuqi, por edhe roli që do të interpretonte ishte tepër kompleks dhe i vështirë dhe për këtë e pyeti David Lynch për të bërë një provë vërtetë të gjatë përpara dhe jo vetëm një test 10 minutësh.
Isabella Rossellini thotë se asnjë rol tjetër nuk i ka kushtuar aq shumë angazhim sa ai i Dorothy Vallens, një figurë tragjike, një nënë e dhembshur dhe asnjëherë vetëm viktimë.
Gjatë xhirimit të filmit Isabella Rossellini i lidh me regjisorin David Lynch dhe realizuan së bashku edhe filmin „Wild at Heart“. Ndarja prej David Lynch qe tepër e vështirë për Isabella Rossellinin. Në një intervistë me „Zeit Magazin“ ajo e ka quajtur regjizorin amerikan dashurinë e jetës së saj.
Pas këtyre filmave Isabella Rossellini u shqua në një sërë filmash evropianë si „Sekreti i Kalmanit“ një dramë në ambientin e fortë besimtar të herbrejve në Anversë. Një nga rolet e saj të mëdhej ishte së fundi (2008) ai në filmin e James Gray „Two Lovers“. Aty ajo luan rolin e nënës hebreje të Joaquim Phoenix.
Gjatë dy viteve të fundit Isabella Rossellini ka bërë emër edhe si regjizore dhe producente. Nën titullin „Green Porno“ ajo ka xhiruar një sërë filmash të shkurtër për seksualitetin e insekteve dhe e ripërdori këtë ide origjinale për serinë „Seduce me“. Në këto filma që pjesërisht janë filma multiplikativë ajo luan vetë rolin kryesor.
„Green Porno“ e pati premierën e vet para dy vjetësh në Berlinale. Këtë vit Isabella Rossellini vjen në Berlin si kryetare e jurisë të sivjetshme të Berlinales.
Autor: Jërg Taszman/ Dr. Pandeli Pani
Redaktoi: Aida Cama