1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pothuajse një në katër të punësuar në Europë është migrant

17 Dhjetor 2024

ILO: Pothuajse një në katër të punësuar në Europë është ndërkohë migrant. Faktori kryesor për mungesën e krahut të punës në vendet europiane është plakja e popullsisë.

https://p.dw.com/p/4oDyA
Një saldator në proces pune i veshur me skafandër mbrojtëse nga shkëndijat
Tregu gjerman ka nevojë për krah puneFotografi: Klaus-Dietmar Gabbert/dpa/picture alliance

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) migrantët luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun e punës në shtetet europiane. Për ekonominë dhe zhvillimin ata janë "të domosdoshëm", konstatohet në raportin (16.12.2024) e ILO-së. Potuajse një në katër të punësuar në Europë është ndërkohë migrant. Veçanërisht në vendet me të ardhura të larta migrantët po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Në Europën veriore, jugore dhe perëndimore kuota e të punësuarve migrantë në periudhën 2013 dhe 2022 nga 22,5 përqind është rritur në 23,3 përqind. Si migrantë konsiderohen të gjithë njerëzit, që punojnë në një vend tjetër dhe jo në atdheun e tyre."Migrantët e punës janë të domosdoshëm, për të përballuar mungesën e krahut të punës në mbarë botën dhe për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik", tha drejtori i përgjithshëm i ILO-së Gilbert F. Houngbo.

ILO në këtë grup përfshin si njerëzit në marrëdhënie pune, ashtu edhe migrantët, që punojnë pa dokumentacion të rregullt në vendin ku kanë migruar. Në krahasimin global kuota e migrantëve në raport me popullsinë në marrëdhënie pune në Europë si dhe në Amerikën e Veriut dhe në shtetet arabe është mjaft e lartë.

Migrantë sirianë duke komunikuar me celular, duke pritur apo duke nxjerrë dokumente
Migrantë në GjermaniFotografi: Sean Gallup/Getty Images

Punësim i lartë në sektorin e shërbimeve

Këto rajone nga njëra anë janë tërheqës për migrantët për arsyen se kanë të ardhura dhe standarde të larta, nga ana tjetër në to kërkesa për punëtorë është mjaft e madhe.Faktori kryesor për mungesën e krahut të punës në këto vende është plakja e popullsisë. Migrantët zenë vendet e punës, kur të punësuarit dalin në pension dhe njëkohësisht me këtë rritet edhe nevoja për punonjës në sektorin e kujdesit për të moshuarit. Kjo pasqyrohet edhe në shifra: Tre të katërtat e njerëzve, që kanë qenë të punësuar si migrantë në Europë, kanë qenë të punësuar në sektorin e shërbimeve. Ndërsa kuota e popullsisë vendase në këtë sektor është pothuajse gjysma e të punësuarve.

Një migrant rregullon arkat me luleshtrydhe
Migrantët në SpanjëFotografi: Adri Salido/Anadolu Agency/picture alliance

Shkaqet për kuotën e lartë të papunësisë

Në mbarë botën kuota e migrantëve në raport me forcat e punës në vitin 2022 ka qenë 4,7 përqind. Numri i përgjithshëm i migrantëve në mbarë botën sipas ILO-së është rreth 284,5 milionë. Rreth 255,7 milionë prej tyre kanë qenë mbi 15 vjeç, pra në moshë pune. Në jetën e punës kanë qenë të angazhuar 167,7 milion persona – 30 milion më shumë se në vitin 2013. Kuota e papunësisë tek migrantët me 7,2 përqind është pak më e lartë se tek popullsia vendave (5,2 përqind). Arësyet sipas të dhënave të Organizatës së OKB-së ILO ndër të tjera janë vështirësitë gjuhësore, si edhe mosnjohja e diplomave apo edhe diskriminimi.

 

 

 

 

ilo/ard/dpa