Bashar al-Asad bën thirrje për një "dialog kombëtar"
7 Janar 2013Në fjalimin e tij të parë publik që prej shtatë muajsh, presidenti sirian Bashar al-Asad bëri thirrje për një "dialog kombëtar", por përjashtoi në të njëjtën kohë një ndryshim të sistemit. Pas përfundimit të operacioneve ushtarake duhet të zhvillohet një "dialog kombëtar", tha Assad në një fjalim të transmetuar të dielën (06.01) në televizionin shtetëror.
Sipas presidentit sirian Bashar al-Asad në planin e tij të paqes bën pjesë një konferencë pajtimi me "ata që nuk kanë e kanë tradhtuar Sirinë", e cila do të pasohet nga formimi i një qeverie të re dhe nga një amnisti. "Faza e parë e një zgjidhjeje politike kërkon që forcat rajonale të ndalojnë financimin dhe armatosjen (e opozitës) dhe t'u japin fund operacioneve terroriste dhe kontrollit të kufijve." - tha presidenti sirian Bashar al-Asad në fjalimin e tij.
Presidenti sirian shtoi se deri tani nuk kishte gjetur asnjë "partner" për të vënë në jetë një zgjidhje paqësore. Asad tha se nuk do të ketë dialog me një opozitë "kukull të bërë nga Perëndimi" dhe kërkoi që ndryshimet në Siri të ndodhin "në përputhje me kushtetutën".
Asadi e mbajti fjalimin e tij në Qendrën e Kulturës dhe të Artit në qendër të Damaskut, ku u duartrokit nga qindra dëgjuesi. Në luftën që po vazhdon prej muajsh nuk janë përballë qeveria e tij dhe opozita", tha Asad, "por atdheu dhe armiqtë e tij, popullit dhe vrasësit e tij.".
Gjatë fjalimit të tij Asadi u paraqit si një udhëheqës i madh i popullit. Ai foli para një flamuri gjigand sirian.Turma e mbledhur bërtiti, "Shpirtin dhe gjakun tonë, ne e sakrifikojmë për ty."
Për luftimet e përgjakshme që po zhvillohen prej muajsh mes trupave të Asadit dhe kryengritësve të armatosur si dhe dhunën në vend qeveria e Asadit bën përgjegjës terroristë të armatosur dhe të financuar nga të huajt. Sipas OKB-së deri tani në Siri kanë vdekur prej luftimeve më shumë se 60.000 vetë.