1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëMaqedonia e Veriut

Shkup - Prishtinë:Prioritet thellimi i bashkpunimit dypalësh

5 Gusht 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti qendroi zhviloi një vizitë zyrtare në Shkup, ku bisedoi me homologun Hristijan Mickovski për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

https://p.dw.com/p/4j8fG
Kryeministrat Albin Kurti dhe Hristijan Mickosvski gjatë takimit në Shkup
Kryeministrat Albin Kurti dhe Hristijan Mickosvski gjatë takimit në ShkupFotografi: Government of North Macedonia

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe atij ndërkufitar u diskutua hapur mes dy kryeministrave atij të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickosvski gjatë takimit në Shkup. Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është rreth gjysmë miliard euro, ndërsa synim i dy qeverive është që ky shkëmbim të rritet edhe më tej. "Ky gjysmë miliard euro është në ngritje e sipër, për shkak se kemi edhe tendeca pozitive. Maqedonia e Veriut tash e disa vite është vendi ku eksportojmë shumë mallra të Kosovës me vlerë të lartë, edhe një e dhënë tjetër e cila është në rritje e sipër. Ne synojmë normalizimin e bashkëpunimit të kuadër të procesit të Berlinit, platformë kjo e vetmja gjithëpërfshirëse rajonale me përfitues përfundimtar për qytetarët e rajonit”, u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Mickovski: projektet në infrastrukturë do të kenë përparësi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski premtoi se do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy shteteve dhe se projekte të caktuara do të jenë prioritet për të dyja qeveritë, në këtë kudër bën pjesë edhe ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren. "Nuk shoh arsye se përse  me angazhimet e të dy qeverive shkëmbimi tregtar të mos jetë edhe më i madh. Me ndërtimin e projekteve infrastrukturore, autostradës që do të lidhë vendkalimin kufitar me kryeqytetin tonë, rrugën potenciale që do t'i lidhë Tetovën dhe Prizrenin dhe kështu me rradhë, prioritete të cilat janë shumë të rëndësishme dhe për të cilat ne do të shtrijmë dorën e bashkëpunimit”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickovski.

Dy kryeministrat folën edhe për rëndësinë e pikës së përbashkët kufitare në Han të Elezit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur, se në Shkup është diskutuar edhe çështja e dy të arratisurve në rastin "Monstra”, por edhe për ish-ushtarin e UÇK-së që po mbahet në Maqedoninë e Veriut. Kurti tha se ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se beson që këto raste do të përmbyllen sa më shpejtë të jetë e mundur: "Për të dyja këto çështje kemi diskutuar dhe ministrat tanë respektiv të Drejtësisë do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm. Gjithçka do të shkojë në funksion të vlerës së përgjithshme që bazohet në ligj dhe kushtetutë, në procedurat dhe rregullat institucionale të dy vendeve por gjithashtu edhe në kuadër të marrëdhënieve fqinjësore dhe evropiane që ne dëshirojmë t'i kultivojmë”, tha Albin Kurti.

Kryeministrat shprehën keqëardhje për incidentin me presidenten Osmani

Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut u zhvillua kur raportet mes dy shteteve janë acaruar për shkak të një incidenti më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski ka thënë se i vjen keq për incidentin në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Mickovski tha, se nuk dëshiron që incidente të tilla të përsëriten, teksa tha se dy shtetet kanë raporte të mira dypalëshe. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti incidentin e presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit e ka vlerësuar si "Përjetim i rëndë”. Kurti tha se do të këtë një raport zyrtar të asaj se çfarë ndodhi më 1 gusht  që rastet e tilla mos të përsëriten në të ardhmen.

Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut