1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projekt parandalues për ekstremizmin islamik & Senati amerikan miraton ligjin për homoseksualët & Integrimi i migrantëve në Gjermani

26 Dhjetor 2010
https://p.dw.com/p/QkFS

Sipas Entit federal për Mbrojtjen Kushtetuese të rinjtë myslimanë të moshës 16-19 vjec janë më të prekshëm prej propagandës islamike. Në landin Baden-Württemberg po zbatohet një projekt parandalues për ekstremizimin islamik: Ulrike Hummel me hollesi

Senati amerikan miratoi së fundi një ligj kundër diskriminimit të homoseksualëve në ushtrinë amerikane. Dy të tretat e senatorëve votuan pro ligjit të ri, sipas së cilit ushtarët homoseksualë nuk kanë pse ta mbajnë më të fshehur orientimin e tyre seksual në të ardhmen. Miratimi i këtij ligji është një fitore për presidentin Obama, i cili e kishte premtuar këtë gjë gjatë fushatës elektorale. Silke Hasselmann

Në çështjet e familjes dhe të punës migrantët duken shumë më të integruar në Gjermani sesa supozohet shpesh. Sipas një studimi të publikuar të mërkurën nga fondacioni Bertelsmann në Gütersloh midis shtetasve me ose pa sfond migracioni ka „më shumë të përbashkëta sesa elemente ndarëse". Tobias Oelmaier bisedoi me Barbara von Würzen, drejtuese projekti te fondacioni Bertelsmann dhe bashkëpunëtore në studim, dhe e pyeti atë fillimisht, se çfarë është hulumtuar saktësisht.

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi