1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përgatitet Finlanda për epokën posteuro?

AG/Bahri Cani17 Gusht 2012

Ministri i Jashtëm i Finlandës Erkki Tuomioja angazhohet për një debat të hapur lidhur me mundësinë e shkatërrimit të Eurozonës. Sipas tij, qeveria e këtij vendi ka trajtuar edhe këtë mundësi.

https://p.dw.com/p/15rfe
Fotografi: picture-alliance/ZB

Ministri i Jashtëm finlandez, Erkki Tuomioja ka reaguar pas kritikave për intervistën e tij në "Daily Telegraph", ku Tuomoioja sipasa gjasave, tha se Finlanda po përgatitet edhe për kohën pas euros. Deklaratat janë keqkuptuar, ka thënë ai. Në një situatë të vështirë, të gjithë ministrat vrasin mendjen se çfarë mund të ndodhë, ka thënë ai.

Qeveria ka miratuar një plan "për çdo eventualitet", deklaroi Tuomioja për gazetën britanike "Daily Telegraph". Socialdemokrati i ka bërë thirrje vendeve të Eurozonës që si Finlanda, ata me kalimin e kohës të hartojnë plane që mund të aplikohen në rast dështimi të kësaj zone. Por deklaratat e tij kanë shkaktuar kritika edhe në radhët e vet qeverisë finlandeze. Ministri për Europën Alexander Stubb tha se "pozicionet e ministrit të Jashtëm nuk janë edhe pozicionet e qeverisë së Finlandës". Njëherazi ai theksoi se Finlanda "qëndron 100 % pas euros".

As Tuomioja nuk do që Finlanda të jetë vendi që inicion shkatërrimin përfundimtar të Eurozonës. "Kjo nuk është diçka për të cilën angazhohet Finlanda, por ne duhet të përgatitemi edhe për këtë skenar", tha ai.

Ministri i Jashtëm finlandez, Erkki Tuomioja
Ministri i Jashtëm finlandez, Erkki TuomiojaFotografi: AP

Shkatërrimi i kësaj zone nuk do të thoshte, sipas tij, edhe shkatërrim i Bashkimit Europian. Ai mendon se kjo madje do të ndihmonte BE-në për një funksionim më të mirë.

Polonia kundër

Ministri polak i Financave Jacek Rostovski është i mendimit të kundërt. Gjatë një takimi në Varshavë me ministrin gjerman për Ekonomi Philipp Rösler ai tha se shkatërrimi i Eurozonës do të kishte pasoja katastrofale për të gjitha vendet e Europës - jo vetëm në ekonomi por edhe në aspektin gjeostrategjik. Vendi i tij do të anëtarësohet sa më shpejt në Eurozonë, por do që më parë të zgjidhjen problemet e tanishme.

Finlanda është një prej vendeve, të cilat angazhohen për stabilitet në Eurozonë. Nga Greqia dhe Spanja ajo kërkon garanci të veçanta për pjesën e saj të ndihmave financiare. Finlanda është ndër vendet e Eurozonës të cilat ende vlerësohen me notat më të mira të bonitetit (AAA).