1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane kërkon rregullimin e sektorit të internetit & Lufta kundër prostitucionit të detyrueshëm dhe tregtisë me njerëz në Bosnjë-Hercegovinë

3 Dhjetor 2010
https://p.dw.com/p/QOwJ

Qeveria gjermane është e mendimit se duhet përmirësuar dukshëm të drejtat e personave që përdorin internetin. Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière paraqiti të mërkurën në Berlin një projektligj për përmirësimin e gjendjes në këtë fushë. Shkak për debatet më të reja ishin mosmarrëveshjet e fundit rreth të dhënave për vendbanimet, të paraqitura në portalin Google. Marcel Fürstenau informon.

Çdo ditë në Ballkan shiten vajza të reja. Bile edhe vajzat 12 vjeçare detyrohen për prostitucion nga trafikantët e paskrupullt të njerëzve. Dhe kush dëshiron t'i ndihmojë viktimat jeton me rrezik. Për shembull Mara Radovanoviq nga Bosnja, e cila përkujdeset për një strehimore të grave në të cilën kanë gjetur mbrojtje këto vajza. Me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave (25 nëntor) Mara Radovanviq foli në Bonn për luftën e saj kundër prostitucionit të detyrueshëm dhe tregtisë me njerëz në Bosnjë e Hercegovinë. Një informacion nga Alexandra Scherle.

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi