1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane ul prognozën e koniunkturës për këtë vit

28 Prill 2022

Për shkak të luftës në Ukrainë qeveria gjermane ul ndjeshëm parashikimin e saj ekonomik për këtë vit. Po ashtu nuk pritet që çmimet e larta të mallrave të konsumit të bien së shpejti.

https://p.dw.com/p/4AWuj
Deutschland | Symbolbild | Coronavirus | Wirtschaft
Fotografi: Florian Gaertner/photothek/imago images

Si pasojë e luftës në Ukrainë qeveria gjermane pret një rritje ekonomike më të dobët në Gjermani këtë vit dhe parashikon rreziqe të qarta për ekonominë. Sipas parashikimeve të fundit pritet që rritja e prodhimit të brendshëm bruto këtë vit të jetë vetëm 2.2 për qind dhe në vitin 2023 rreth 2.5 për qind. Në janar qeveria federale parashikonte për këtë vit një rritje prej 3.6 për qind.

Berlin | Vorstellung der Frühjahrsprojektion | Robert Habeck
Robert HabeckFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

"Rreziqet për ekonominë janë të qarta", tha ministri i Ekonomisë, Robert Habeck. "Pas dy vitesh të pandemisë së koronës, lufta e Rusisë ka shtuar një barrë të re. Lufta kundër Ukrainës dhe efektet e saj ekonomike na kujtojnë se ne nuk jemi të paprekshëm." Gjermania do të çlirohet hap pas hapi nga kllapa e importeve ruse të energjisë. "Në të njëjtën kohë qeveria gjermane po bën gjithçka për të ruajtur substancën e ekonomisë sonë edhe në kohë të vështira duke krijuar një mburojë për kompanitë tona, të cilën do ta përdorim së shpejti." - tha Habeck.

Qeveria gjermane nuk pret që çmimet e larta të mallrave të konsumit të bien së shpejti. Për këtë viti pritet një normë inflacioni prej 6.1 për qind.

Deutschland | Symbolbild | Coronavirus | Wirtschaft
Fotografi: K. Schmitt/Fotostand/imago images

Deri tani nivele të tilla inflacioni në Gjermani ka pasur vetëm gjatë krizës së naftës ose menjëherë pas ribashkimit të Gjermanisë. Por sipas parashikimeve pritet që vitin e ardhshëm norma e inflacionit do të jetë sërish mjaft më e ulët me rreth 2.8 për qind. Për shkak të rritjes masive të çmimeve të energjisë, norma e inflacionit në Gjermani arriti në mars në 7.3 për qind.