1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë

19 Qershor 2023

Mbyllja gjatë Coronës vetëm i shtyu sëmundjet tipike të fëmijëve, sipas ekspertëve. Tani ato po rikthehen sërish me shifra të larta, sepse sistemi imunitar nuk ka mësuar luftimin e disa viruseve.

https://p.dw.com/p/4SiAK
Pamje ilustruese
Fotografi: lev dolgachov/Zoonar/picture alliance

Shumë të mitur në mbylljet me disa faza gjatë pandemisë së Coronës nuk u sëmurën nga sëmundjet tipike të fëmijëve si fruthi për shembull. Ndërkohë që vërehet një efekt i vonshëm, është shprehur, Winfried Plötze drejtues për landin i sigurimit shëndetësor gjerman, Barmer për shërbimin evangjelist të shtypit, epd. Dimri i shkuar tregoi, se shumë klinika fëmijësh në Gjermani mbërritën në kufirin e kapaciteteve të tyre për shkak të dyndjes së pacientëve të mitur të sëmurë.

Pamje ilustruese
Fotografi: Rafael Ben-Ari/Avalon/Photoshot/picture alliance

Shifrat e të sëmurëve me fruth me shifra rekord

Gjatë pandemisë së Coronës rënien më të madhe e shënoi sëmundja e fruthit për fëmijët. Përqindja e infeksionit në vitin 2021 për fëmijët deri në moshën 14 vjeç ishte rreth 92% më e ulët se në vitin 2019. Edhë sëmundje të tjera karakteristike për të miturit si lija e dhenve apo zgjebës shënuan një rënie të madhe. Ndërkohë shifrat e të sëmurëve me fruth, sipas, Plötze kanë shënuar këto muaj shifra rekord. "Sistemi imunitar e ka humbur aftësinë e kundërverprimit ndaj disa viruseve", thekson Plötze. Ai këshillon prindërit të vaksinojnë plotësisht fëmijët e tye, sipas rekomandimit të Komisionit të Përhershëm, STIKO.

Krankes Kind (Symbol)
Fotografi: imago imges

Sipas ekspertit shëndetësor, nëse ndodh të ketë një pandemi tjetër, politika duhet të mendojë, se si duhet vepruar me fëmijët. Duhet verifikuar, nëse përfitimi nga lokdauni është më i madh apo pasojat negative të mbylljes së shkollave dhe masat e izolimit janë më të rëndat për fëmijët.

la/ag