Rishfaqen tensionet në Pakistan - 14 të vrarë në atentat
28 Korrik 2007Reklamë
Rihapja e Xhamisë së Kuqe në Islamabad, të marrë me sulm dy javë më parë, është shoqëruar nga përplasje dhe nga një atentat me 14 të vrarë. Mes të vrarëve ka edhe policë. Hetuesit dyshojnë se shpërthimi i fuqishëm në një hotel pranë xhamisë është shkaktuar nga një atentator vetëvrasës. Me sa duket shpërthimi drejtohej kundër forcave të sigurisë, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme. Më parë forcat e sigurisë ishin përleshur para xhamisë me demonstruesit, të cilët kërkonin kthimin në Xhaminë e Kuqe të klerikut të burgosur Maulana Abdul Aziz.