Reklamë
Përfaqësuesi më i fuqishëm i votimit të menjëhershëm në Bundestag për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth, vetë socialdemokrat. Siç e tha edhe në një intervistë me Deutsche Welle-n, ministri Roth argumenton se premtimi i dhënë duhet mbajtur, se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj, se çelja e negociatave është në interes edhe të stabilitetit të rajonit dhe Evropës.