Rreth 40 të vdekur pas sulmeve në rajonin kufitar mes Turqisë dhe Sirisë
11 Maj 2013Dy automjete të ngarkuara me lëndë eksplosive kanë shpërthyer para bashkisë dhe godinës së postës në qytetin Reyhanli, njofton agjencia e lajmeve Anadolu.
Bashkia e qytetit me 60.000 banorë është dëmtuar rëndë për shkak të shpërthimit të fuqishëm.
Reyhanli ndodhet në pikën kufitare turke Cilvegozu dhe përballë ndodhet pikëkalimi kufitar i Sirisë Bab al-Hava.
Zhvillohet hetimet
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu , i cili ndërkohë ndodhet në Berlin, tha, se qeveria turke po i ndjek me vëmendje zhvillimet. „Ne nuk do t’i lejojmë të tilla provokime në vendin tonë“, tha ministri i Jashtëm turk. Por sipas tij është ende shumë shpejt të japësh një gjykim mbi ngjarjen. “Hetimet po vazhdojnë”, vuri në dukje Davutoglu.
Rajoni kufitar midis dy vendeve në valën e luftës civile në Siri herë pas here ka qenë në shënjestër të sulmeve.
Në shkurt si pasojë e shpërthimit të një autobombe në pikën kufitare Cilvegozu gjetën vdekjen 17 vetë dhe 30 të tjerë u plagosën. Ankaraja bëri përgjegjës shërbimin sekret sirian për këtë atentat. Turqia prej kohësh druhet se lufta civile e Sirisë mund të përhapet edhe në territorin shtetëror turk.