1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Norwegen Anschläge

Elert Ajazaj25 Korrik 2011

Vrasjet në gjendje amoku në Norvegji me më shumë se 90 të vrarë e kanë tronditur botën. Atentatet tregojnë një përmasë të re të terrorit në Evropë.

https://p.dw.com/p/1237n
Norvegjia në zi
Norvegjia në ziFotografi: dapd

Në raportin e sigurisë të autoriteteve policore norvegjeze tingëllonte qëtësuese: Në vitin 2010 nuk pati rrezik për shoqërinë norvegjeze nga ekstremi i djathtë ose ai i majtë - "me gjasa kjo nuk do të ndryshojë në 2011-ën". Një fjali, të cilën me siguri në raportin e ardhshëm nuk do ta formulojnë edhe një herë kështu.

Megjithatë, autoritetet e sigurisë gati nuk patën mundësi, ta shmangnin krimin. Sepse këtu bëhej fjalë për një keqbërës të vetmuar, i cili në fakt komunikonte në internet në forumet përkatëse ekstremiste të djathta, por që përndryshe nuk mbante lidhje personale me rrjetet ekstremiste të djathta, që ekzistojnë të izoluara edhe në Norvegji.

Zakonisht autoritetet e sigurisë janë të informuara mjaft mirë për atë që ndodh në këto qarqe. Sepse policia dhe mbrojtja kushtetuese e kanë të lehtë të vendosin këto qarqe agjentët e tyre, të cilët përcjellin informacione.

Anders Behring Breivik, një doras që nuk binte në sy
Anders Behring Breivik, një doras që nuk binte në syFotografi: AP

Por keqbërësi i supozuar ishte një burrë, i cili praktikisht u radikalizua vetë - pa vendosur kontakte personale me simpatizues. Një tip keqbërësi, të cilin e druajnë edhe autoritetet e sigurisë në Gjermani. Sepse kur këta njerëz sillen ndryshe pa rënë në sy, instrumentet e paralajmërimit të shpejtë të shtetit nuk kanë gati mundësi t'i dallojnë këta persona si rrezikues të mundshëm dhe të mos ua ndajnë sytë.

Ç'përgjegjësi mbajnë populistët e djathtë të Norvegjisë?

Tjetër çështje është se ç'kanë të bëjnë me këtë populistët e djathtë të Partisë populiste të djathtë të Progresit. Së paku norvegjezi ishte për disa vite anëtar i saj - dhe ka të përbashkëta midis asaj, që ai ka lënë si synime politike dhe si fantazi në internet dhe asaj, që deklaron kjo parti në jetën e përditshme politike. Këtu bëjnë pjesë frika nga i ashtuquajturi infiltrim i huaj, frika nga feja islame, nga një shoqëri shumëkulturore.

Sikurse parti të tjera populiste të djathta në Veri edhe protagonistët e Partisë norvegjeze të Progresit nxisin kundër shoqërive tradicionalisht liberale të Skandinavisë, e shohin veten në njëfarë "beteje finale" për gjoja shkatërrimin e kulturës perëndimore. Kush konkuron me parulla të tilla, krijon një klimë politike, e cila në rast ekstrem mund të shtyjë drejt krimeve edhe njerëz si atentatori i supozuar.

Anders Behring Breivik pas shqyrtimit të masës së arrestit në Oslo
Anders Behring Breivik pas shqyrtimit të masës së arrestit në OsloFotografi: dapd

Pamflet maniak me dorën origjinale të një psikopati

Megjithatë do të teprohej po të vendosej një lidhje e drejtpërdrejtë me sulmet e Oslos. Sepse së pari Partia e Progresit është distancuar qartë prej dhunës. Veç kësaj, pamfleti i ngatërruar politik prej rreth 1.500 faqesh (i vendosur nga atentatori i dyshuar në internet), ka karakteristika maniake. Inskenimi i paraqitjes në internet, pak ditë para veprës, mban firmën e një psikopati, për të cilin duket se kanë rëndësi respekti dhe prestigji. Këto janë motive krimi individuale, për të cilat nuk mbajnë përgjegjësi populistët e djathtë.

Rrezikshmëria e tyre nuk qëndron në faktin që njerëz të veçantë mund ta përdorin propagandën e saj si përligjje për vrasjet e tyre. Populistët e djathtë duan në përgjithësi të krijojnë një klimë, e cila i vë përgjithmonë në pikëpyetje shoqëritë liberale. Këtu qëndron rreziku.

Autor: Stefan Schölerman/Elert Ajazaj

Redaktoi: