1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritet inflacioni në eurozonë

20 Tetor 2016

Inflacioni në eurozonë në nivelin më të lartë prej gati dy vjetësh.

https://p.dw.com/p/2RRLj
Symbolbild Inflation und Kaufkraft
Fotografi: picture-alliance/dpa

Inflacioni në eurozonë është rritur. Në shtator çmimet e konsumit u rritën me 0.4 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm, njoftoi agjencia e statistikave Eurostat në Luksemburg. Kjo është norma më e lartë që nga tetori i vitit 2014.

Eurostati konfirmoi kështu një vlerësim fillestar. Në gusht norma e inflacionit ishte 0.2 për qind. Krahasuar me muajin e mëparshëm niveli i çmimeve u rrit gjithashtu me 0.4 për qind. Arsyeja për zhvillimin pak më të fortë të çmimeve është rrtiaj e çmimeve të energjisë. Këto janë në krahasim vjetor ende në rënie, por jo aq të fortë sa në muajt e mëparshëm. Në shtator ato ishin 3.0 për qind më të ulëta se muajin e kaluar, krahasuar me 5.6 për qind në muajin gusht dhe 6.7 për qind në muajin korrik.

Mario Draghi EZB PK Frankfurt am Main
Mario Draghi Fotografi: picture-alliance/dpa/A.Dedert

BQE ndjek një politikë monetare shumë liberale

Norma më e lartë e inflacionit ishte në Belgjikë (1.8 për qind), Estoni (1.7 për qind) dhe Austri (1.1 për qind). Norma më e ulët ishte në Sllovaki (-0.5 për qind) dhe Qipro (-0.4 për qind ). Në Gjermani, norma e inflacionit ishte 0.5 për qind. Të gjitha të dhënat bazohen të ato që BE-ja mbledh për indeksin e konsumatorëve HVPI.

Megjithatë, norma e inflacionit mbetet shumë më poshtë objektivit të çmimeve të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) prej vetëm dy për qind. Banka Qendrore Evropiane përpiqet me një politike monetare shumë liberale që ta rrisë inflacionin.

Këtë të enjte (20.10) BQE-ja do të diskutojë për politikën e saj monetare, por ekspertët nuk presin ndonjë rezultat me rëndësi vendimtare.