1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kushtetuesja në Rumani:I vlefshëm raundi i parë presidencial

3 Dhjetor 2024

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani ka pasur mjaft parregullsi. Gjykata Kushtetuese tani e konfirmoi rezultatin. Të dielën e ardhshme (8.12.2024) zhvillohet balotazhi presidencial.

https://p.dw.com/p/4nfPv
Pamje simbolke -kuti transparente zgjedhore
Fotografi: picture alliance / Zoonar

Gjykata Kushtetuese në Rumanitë hënën në mbrëmje (02.12.2024) i shpalli të vlefshme rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Kësisoj fituesi radikal i djathtë Calin Georgescu do të përballet në balotazh me liberal-konservatoren në vendin e dytë, Elena Lasconi. Shanset për një zhvendosje djathtas në këtë vend europiano-lindor u rritën edhe me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të dielën (01.12.2024).

Calin Georgescu, fotografi portret
Calin GeorgescuFotografi: Vadim Ghirda/dpa/picture alliance

Disa vëzhgues nuk e kishin pritur këtë gjykim të kushtetueses. Sikurse njoftoi televizioni "Euronews Romania" të hënën pasdite, rinumërimi i votave bëri që kandidati i renditur në vendin e tretë, kryeministri Marcel Ciolacu të spostohet në vend të dytë. Ndërsa Lasconi u rendit e treta. Megjithatë numërimi i më shumë se 600.000 votave të rumunëve jashtë vendit është ende i papërfunduar, thuhet më tej.

Protret i politikanes rumune Elen Lasconi
Elena Lasconi, kryetare e partisë opozitare të qendrës së djathtë "Shpëto Rumaninë"Fotografi: Ovidiu Micsik/Inquam/REUTERS

Zgjedhjet parlamentare - kryesojnë socialdemokratët

Të enjten e kaluar Gjykata Kushtetuese udhëzoi rinumërimin e votave, për shkak të ankesave të dy kandidatëve që humbën. Sipas tyre Lasconi ka marrë vota me pa të drejtë dhe ajo ka shkelur heshtjen elektorale. Por mbeten të pasqaruara edhe një sërë pyetjesh lidhur me fushatën elektorale të Georgescut, i cili e ka zhvilluar atë me gjasë me mbështetje ruse ose kineze kryesisht përmes TikTokut. Sipas autoriteteve rumune ka pasur edhe "sulme kibernetike" me qëllim për të influencuar rezultatin e zgjedhjeve.

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu në pultin e referimit me mikrofonë i rrethuar nga pjestarët e partisë së tij socialdemokrate
Kryeministri rumun Marcel CiolacuFotografi: Cristian Ștefănescu/DW

Edhe në zgjedhjet parlamentare të dielën forcat e djathta të Rumanisë mundën të rrisin elektoratin e tyre. Bashkimi i Rumunëve (AUR), parti populiste e djathtë arriti të marrë 18 përqind të votave duke u renditur si forca e dytë pas socialdemokratëve (PSD) në pushtet me 22 përqind të votave dhe partnerit të koalicionit qeverisës Partisë Nacional-Liberale PNL me 14 përqind. Bashkarisht partitë e djathta kanë fituar gati një të tretën e votave. Ndërkohë mediat në Rumani spekulojnë mbi koaliconet e mundshme atë proeruopian ose një qeveri mes PSD-së dhe partive të djathta të afërta me Moskën.

 

 

 

dpa/kna