Rusia nis kundërofensivën në Kursk
13 Shtator 2024Ministria ruse e Mbrojtjes bën fjalë për rimarrjen e dhjetë fshatrave. Në rajonin perëndimor të Rusisë Kursk, sipas të dhënave që përputhen nga të dyja palët e konfliktit ka nisur kundërofensiva për rimarrjen e territoreve nën kontrollin e Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes në shërbimin online Telegram deklaroi, se ushtarët brenda dy ditëve ia kanë dalë të rimarrin dhjetë fshatra. Njësitë ruse të trupës së veriut kanë depërtuar në rajon.
Selenskyj: Po zvarritet ndihma perëndimore
Ofensiva ukrainase nisi në fillim të gushtit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Selenskyj konfirmoi kundërofensivën, Në sfondin e gjendjes ushtarake ai akuzoi aleatët perëndimorë, se po e zvarrisin mbështetjen për vendin e tij.
Ushtria ukrainase më 6 gusht nisi një ofensivë ushtarake në rajonin kufitar rus Kursk. Qysh atëherë, sipas të dhënave të saj u vunën nën kontroll 100 fshatra ruse dhe gati 1.300 km katror territor. Depërtimi ukrainas në territorin rus ishte i pari veprim i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022.