Samit i tendosur BE-Kinë & Këshilli i Europës kundër dëbimit të romëve në Kosovë & Imigrantët në Greqi më shumë të drejta në zgjedhjet lokale
8 Tetor 2010Një ditë me dy fytyra : ndërkohë që samiti BE-Kore e Jugut të mërkurën (6.10.) në Bruksel rezultoi i suksesshëm dhe në harmoni, takimi i nivelit të lartë BE-Kinë u zhvillua në një atmosferë të tendosur. Një shenjë e pagabueshme ishte anullimi i konferencës së përbashkët për shtyp në mbyllje të samitit. Informacion nga Christoph Hasselbach.
Këshilli i Evropës kërkon ndalimin e dëbimit të romëve në Kosovë. Gjatë një debati me procedurë urgjente në Parlamentin Evropian u tha se në Kosovë për romët duhet të përmirësohen kushtet e jetës. Megjithatë propozimet konkrete priten në konferencën evropiane për gjendjen e romëve, me 20 tetor në Strasburg. Jannis Papadimitriou më gjerësht.
Në Greqi imigrantët në zgjedhjet lokale të 7 nëntorit do të kenë për herë të parë jo vetëm të drejtën e votës por edhe atë të zgjedhjes deri në nivelin e këshilltarit bashkiak. Në fletëvotimet e shpallura janë përfshirë edhe emrat e para të kandidatëve imigrantë, që ndërkohë shkojnë në zgjedhje pa elektoratin e tyre të ngushtë pasi shumë pak imigrantë u regjistruan për votimet. Por kjo nuk zbeh vlerën e së drejtës së fituar nga imigrantët që në çdo bashki sipas ligjit do të kenë tani edhe Këshillin për Integrimin e Imigrantëve. Niko Anagnosti me një reportazh nga Athina.
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi